Një konflikt pronësie ka përplasur fizikisht mes tyre tre vëllezër në Mallakastër. Policia ka arrestuar shtetasin Nuredin Alibehaj, 53 vjeç, banues në fshatin Kapaj të Ballshit. Mësohet se dy vëllezërit janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ata janë transportuar menjëherë në spitalin e Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Kapaj, pas një konflikti pronësie, ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy vëllezërve të tij, shtetasve T.A, 60 vjeç dhe E.A, 46 vjeç.
Këta të fundit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, në spitalin e Fierit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Dhunë në familje”.