Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Dorëheqja e Xhafajt, Fuga tregon arsyen: Nuk u largua as për vëllanë, as për arsye personale

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Akademiku Artan Fuga ka komentuar dorëheqjen e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në një analizë të gjatë të publikuar në faqen e tij në Facebook, Fuga shkruan se Xhafaj nuk u largua për arsye personale dhe as për skandalin me vëllanë e tij, e aq më pak nga sulmet e opozitës.

Pedagogu të lë të kuptosh se dorëheqja e Xhafajt ishte vullnetare dhe erdhi si pasojë e pamundësisë së veprimit të tij, që çon në përgjegjësi që ish-ministri nuk ka dashur t’i mbajë.

Postimi i plotë i Fugës:

Parashutimi i gjeneralit!

Dorëheqja e ministrit të brendshëm !!!

Përtej atyre që e konsiderojnë si një fazë e re suksesesh që do të arrihen (edhe mundet, por nuk kam arsye të besoj),

Përtej atyre që e konsiderojnë si një fitore të opozitës (edhe mundet por le ta shohim me prova në kuptimin përtej politik),

Përtej atyre që gjejnë konspiracione, luftë për pushtet, përplasje klanesh (edhe mundet, por janë në nivelin e supozimeve).

Sa më vjen në ndërgjegje është që :

Ministri i brendshëm nuk u dorëhoq për arsye personale, as për vëllain, xhaxhain, çunin e tezes apo komshiun!

Nuk janë këta faktorët vendimtarë shpjegues.

Në çdo dorëheqje ka një pamundësi veprimi, sepse mosveprimi të jep përgjegjësi që nuk do t’i mbash, nuk dëshëron t’i mbash.

Pikërisht në kohën kur ai deklaron : Shihni se çfarë do të ndërmarr këtë javë!!!

Dorëhiqet kur paskish vendosur të vinte dorë!!!

Pastaj heq dorë!

Dorëheqja pra është një sinjal e ogur i keq. E keqja ka vajtur në atë shkallë sa që brenda lidershipit një njeri që nuk mund të thuhet se nuk e njeh situatën, se nuk kishte ambicje politike, po ndihej i paaftë, i pazoti, i pafuqishëm të vepronte.

Sinjali është se forcat që e pengojnë janë më të forta se faktorët e shkruar në kompetencat e tij.

Ministri i ri është një zotëri i mënçur, besoj i pakorruptueshëm deri tani, i pastër. Unë ja kam parë edhe kapacitetet intelektuale, që janë tejet tejet të mira. Jo të zakonshme.

Si qytetar i dua suksesin atij sepse kjo është fitorja edhe e pushtetit edhe e opozitës. Nga kjo pikëpamje midis interesit të opozitës që ai të dështojë dhe interesit po të opozitës që ai të ketë sukses, unë si qytetar zgjedh që ai të ketë sukses!

Le ta shohim.

Por, kujdes, veprimi i tij është brendashkruar në kontekstin e sotëm të semantikës të fjalës “gjenerali” me të cilën u shoqërua emërimi i tij.

Gjithë shanset dhe fatkeqësitë e tij do të varen nga semantika e konceptit “gjenerali”

Gjenerali? Nuk dua të besoj se ndokush do të na bëjë të besojë se lufta kundër krimit tani është çështje ushtarake dhe jo policore dhe ruajtje e rendit. Nuk është çështje tankesh, aviacioni apo manovrash luftarake në front. Nuk është çështje ushtarake por politiko-policore.

Nga kjo të ruhemi ne edhe ai!

Mos duhet ta largojnë nga rrafshi politiko-policor duke e aventuruar drejt kotësive të manovrave ushtarake të rekrutëve që me kanatjere pastrojnë cepat e rrugëve nga barishtet e këqia gjatë verës?

Uroj që jo! Ta shohim!

Gjenerali? Unë e kuptoj që ndofta ka një shpresë te një njeri që vjen jashtë dhe nga larg organeve dhe personelit të strukturave të rendit. Ndofta është një distancim besimi nga grupime aty që nuk kanë më besimin e politikës? Ndodh që nga jashtë vjen shpëtimi!

Por, a do ta pranojnë këto struktura gjeneralin, apo do t’a evincojnë e flakin jashtë si trup të huaj? Ta shohim!

Do të jenë ditë dhe muaj dramatikë për të! Por, burri prandaj është që të sfidojë me një projekt të fuqishëm. Burri dhe gruaja dinjitozë nuk dorëzohen kollaj kur angazhohen!

Perndryshe gjenerali bëhet një burokrat zyrash. Por, kombi nuk e ka rritur për atë punë.

Në historinë politike të këtij shekull njihen operacione të rrezikshme shpëtimi sektorësh nëpërmjet parashutimit të individëve të pastër nga jashtë.

Mesia? Isai?

Kanë parashutuar gjeneralin?

Le ta shpresojmë!

Mision i vështirë, por ushtari a gjenerali në front për këtë paguhet. Adrenalina e madhe!

Gjenerali? Kujdes, fara e dështimit të ministrave të brendshëm nga Koci Xoxe, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu e deri te Xhafaj (pa lidhje mes tyre) ka qendruar se ministri nuk ka ditur të ndajë postin si politik, si post civil, nga drejtuesit e policisë si rrobe ushtarake.

Si qëmoti deri edhe tani!

Politizimi i policisë dhe militarizimi i postit politik të ministrit.

Gjithë natën dhe gjithë ditën, në debate ka një gafë epokale, nga analistët e sofistët: Posti i ministrit të brendshëm nuk është ai që drejton operacionet antikrim.

Nuk është Xhafaj që duhej të udhëhiqte operacionet. Ai duhej të udhëhiqte politikën në sektor, politikën civile.

T’i ruhet gjenerali tentacionit ushtarak për të komanduar si strateg policie a fronti.

Arti politik aty është të udhëheqë politikisht pa drejtuar ushtarakisht!

Dramë e madhe do të jetë. Por, unë kam besim te inteligjenca e tij.

Por këtë nuk t’a mësojnë as rregulloret ushtarake as edhe traktatet dhe manualet e luftrave napoleoniane!

Ta shohim!

Posti i ministrit është politik dhe jo ushtarak sikurse kuptohet.

Gjenerali duhet t’i hedhi spaletat sa kohë do të jetë aty, tre ditë, tre muaj, apo tre vjetë. T’i vendosi në një kornizë dhe t’i mbajë në shtëpi.

Janë sherr budallenj ata që e shtyjnë drejt kostumit “prej leshi” ushtarak!!!

Ja uroj suksesin me zemër sepse kam simpati personale të bazuar në njohje intelektuale te ai.

Por, gjenerali duhet të kthehet në një civil. Që sapo të marri dekretin në dorë për të drejtuar ushtarako-policët!

Tags: arsyenartan fugadoreheqjapedagoguvellane

TË LIDHURA

Aktualitet

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026
Aktualitet

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Aktualitet

Jo si ’21 janari’ dhe tubimet e dhunshme partiake, protesta paqësore që po sfidon pushtetin

21:53 | 08/06/2026
Next Post

Tentoi të vidhte lokalin, 39-vjeçari e pëson keq

Robertit nuk i del e keqja pas ngacmimit nga ana e Zaiminës. Ja çfarë i thotë

Për t'u duartrokitur, 17-vjeçarja dhuron flokët për gratë me kancer







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com