Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Zv/ambasadori i SHBA-ve në Tiranë: Do iu refuzojmë vizat zyrtarëve të korruptuar

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Zv/ambasadori i SHBA-ve në Tiranë: Do iu refuzojmë vizat zyrtarëve të korruptuar

Gjatë fjalës së tij në një aktivitet në Fakultetin e Drejtësisë,  zv.ambasadori i SHBA në Tiranë Daniel Koski ka thënë se SHBA do vazhdojë të mbështesë shtetin ligjor në Shqipëri.

Ai u shpreh gjithashtu se SHBA do të vazhdojë t’iu refuzojë vizat zyrtarëve të korruptuar.

“Si provë, do të vazhdojmë t’iu refuzojmë vizat zyrtarëve të korruptuar që janë të pamirëpritur në vendin tonë, për shkak të turpërimit që kanë sjellë mbi tuajin.  Për këtë, gjithashtu, keni premtimin tonë.”- tha Daniel Koski ndër të tjera.

Fjala e plotë e zv.ambasadorit në detyrë:

Është nder që jam sot me ju. Në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, i përgëzoj të gjithë të diplomuarit e sotëm për arritjen tuaj të jashtëzakonshme. Ju uroj të gjithëve shumë suksese!

Shpresoj të flas shkurt, prandaj më lejoni të ndaj tri mesazhe të thjeshta me ju:

Së pari, arsimimi juaj vjen me shumë përgjegjësi. Jo të gjithë ju do ta praktikoni jurisprudencën. Por, të gjithë keni përgjegjësinë t’i shërbeni profesionit tuaj me nder.  Si dhe, të gjithë keni përgjegjësinë ta përdorni arsimimin tuaj për të bërë më mirë dhe për të qenë më mirë. Nuk ka justifikime.

Për juristët e ardhshëm këtu: ju keni përgjegjësinë të kontribuoni për një sistem drejtësie që mban premtimin e bërë për drejtësi dhe paanshmëri për të gjithë shqiptarët. Udhëhiqni me nder dhe integritet. Jini të moralshëm, dhe të drejtë, dhe të ndershëm, dhe etikë. Refuzojeni korrupsionin në të gjitha format e tij. Kjo është mundësia juaj për të udhëhequr drejt të mirës më të madhe. Bëhuni drejtues që brezat e ardhshëm të Shqipërisë mund ta respektojnë.

Mesazhi numër dy, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’ju mbështesin. Amerika do të qëndrojë krah çdo personi që angazhohet për ndërtimin e një Shqipërie që është e drejtë dhe e lirë – për të gjithë shqiptarët.  Pavarësisht profesioneve tuaja apo politikave tuaja.  Nëse qëndroni për drejtësinë, ne, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të qëndrojmë krah jush. Për të gjithë ata që do të bëhen juristë, Shtetet e Bashkuara do t’ju mbështesin gjithmonë për aq kohë sa kontribuoni për një sistem gjyqësor transparent, të ndershëm dhe etik. Përkushtimi ynë ndaj këtyre parimeve dhe atyre që i mbrojnë ato, nuk do të lëkundet dhe nuk do të dobësohet kurrë.  Jua premtojmë këtë!

Mesazhi i tretë, vendosmëria e Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur shtetin ligjor është e pathyeshme.  Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë kundër zyrtarëve të korruptuar që përdorin postet e tyre për përfitime vetjake. Do të vazhdojmë të mbështesim vetting-un për çdo prokuror dhe gjyqtar, pa asnjë përjashtim. Për shembull, jemi dakord me Gjin Gjonin që leja e tij prindërore nuk duhet të shërbejë si një mënyrë që ai ta shmangë vetting-un.

Gjithashtu, do të vazhdojmë të përdorim çdo mjet që kemi në dispozicion që fjalët tona të mbështeten me veprime. Si provë, do të vazhdojmë t’iu refuzojmë vizat zyrtarëve të korruptuar që janë të pamirëpritur në vendin tonë, për shkak të turpërimit që kanë sjellë mbi tuajin.  Për këtë, gjithashtu, keni premtimin tonë. Sërish ju përgëzoj për arritjet tuaja. Tani është koha juaj ta drejtoni vendin tuaj të shkëlqyer me nder dhe integritet. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’ju mbështesin.

Tags: refuzojmeSHBA-vete korruptuartiranevizatZv/ambasadorizyrtarëve

TË LIDHURA

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria
Aktualitet

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Begaj: Mjekësia nuk është thjesht profesion, por përkushtim
Aktualitet

Begaj: Mjekësia nuk është thjesht profesion, por përkushtim

21:40 | 28/03/2026
Prefekti Shkëlqim Hajdari uron  sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten
Aktualitet

Prefekti Shkëlqim Hajdari uron sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten

20:36 | 28/03/2026
Next Post
Bisedat me Avdylajt/Dako indinjohet? S’ka bir k… (Video)

Bisedat me Avdylajt/Dako indinjohet? S’ka bir k... (Video)

‘Dorëzohet’ Dako, pranon se ka folur në telefon me njërin prej të arrestuarve të Shijakut

‘Dorëzohet’ Dako, pranon se ka folur në telefon me njërin prej të arrestuarve të Shijakut

Bushati: Dako ka folur me bandën e Shijakut, ja roli i Arta Markut

Bushati: Dako ka folur me bandën e Shijakut, ja roli i Arta Markut







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com