Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako i ftuar në studion e “Opinion” ka treguar versionin e tij për përgjimet ku përmendet emri i tij. Ai është shprehur se ai flet më çdo votues dhe flet në telefon me ata. Dako tha se është një nga njerëzit që komunikon më shumë me qytetarët për hir të punës së tij si kryetar i Bashkisë së Durrësit. Ai u shpreh se nuk merr në telefon askënd përkundër ligjit.
Keni folur me këta persona?
Unë jam kryetar i bashkisë dhe jam i zgjedhur me votë, për të marrë votën unë komunikoj me të gjithë votuesit. Unë komunikoj me të gjitha njerëzit që janë të famshëm në familjet e tyre, të cilët mund të marrin vota. Unë marr emrat e zgjedhjeve dhe u marr kontaktet për tu marrë votën, në shërbim të punës që unë do të bëj. Unë flas për veten time, i njeh ata prej kohësh të gjithë qytetarët e Durrësit.
Pse nuk e dini se me kë flisni?
Unë kur kërkoj votat nuk shikoj as diplomat dhe as dëshminë e penalitetit. Unë jam i bindur se kam zgjedhur. S’ka bir kurve që të ma marr mua, me të folur me telefon me qytetarët Durrësit. Me mesazhe mund të ma marrë vetëm Rama, por për telefonata jo.