Mbrëmjen e sotme është plagosur me armë zjarri një person në Valias të Kamzës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:07. Policia njofton se është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të pa qarta shtetasi E. B., 50 vjeç.
Shtetasi i dëmtuar aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Po bëhet krehja e zonës, territorit përreth, si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje- daljet e kryeqytetit.