Një protestë është organizuar në mbështetje të familjes shqiptare Mitaj. Familja jetonte në Perpignan, Francë. Ajo është marrë nga oficerët e policisë dhe është dërguar në Toulouse.
Një tubim është mbajtur nga qytetarët përpara prefekturës dje në mbrëmje. I gjithë komuniteti është ngrit në këmbë në mbështetje të familjes shqiptare. Prindërve dhe dy fëmijët e tyre, u ishte mohuar dy herë azili.
https://tiranatoday.com/videoja-gjesti-i-madh-i-mesuesve-per-nxenesen-e-shkelqyer-shqiptare/
Mbështetësit e familjes u mblodhën para prefekturës në Perpignan:
“Pa njoftim, Amarilda, 16 vjeç, vëllai i saj Kevin, 10 vjeç dhe nëna e tyre Marjane, u ndanë nga babai i tyre Kastriot dhe u morën me dy furgona. Ata janë marrë nga policia. Amarilda na thirri në telefon. Atë e kishte mbërthyer paniku. Policia i ka çuar në Cornebarrieu, pranë Toulouse. Ajo është një qendër administrative të paraburgimit “, tha mësuesja e matematikës Sabrina Nouni.
https://tiranatoday.com/familjen-shqiptare-e-pret-si-iu-vardis-vajzes-se-vogel/
“Ne nuk duam të ikim, do të vdesim”
“Ata u larguan pa marrë asnjë gjë nga hoteli ku ata qëndronin. Kjo mënyrë largimi na tronditi”, tha më tej mësuesja.
“Amarilda më thirrur, ajo ishte e dëshpëruar, ajo më tha duke qarë:” Na ndihmo, po na larguan ne do vdesim “, tha Maryse Martinez, presidente e MRAP 66.
Të gjitha shoqatat e ndihmës së emigrantëve, (Cimade, Mrap, Asti, Resf etj.) janë në mbështetje të familjes. Ata kanë frikë nga një dëbim i menjëhershëm i familjes. Për muaj, ata kanë mbrojtur familjen shqiptare e cila është e integruar mirë në Francë. Babai i tyre është i kërcënuar me jetë në Shqipëri.
Komiteti mbështetës u bën thirrje autoriteteve që të pranojnë kërkesën e familjes shqiptare.
Kohët e fundit, prefektura kishte thënë se priste vendimin e Komisionit Kombëtar të Azilit.
Lidhur me situatën Prefektua në një deklaratë për shtyp është justifikuar:
“Ata janë dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Toulouse. Largimi i tyre është i nevojshëm. Ata do të nisen me aeroplan drejt vendit të tyre të origjinës. Për dy vjet ata kanë qëndruar ilegalisht në territorin francez. Dhe për të përfunduar: “Prefekti i Pyrenees-Orientals vepron në ekzekutimin e vendimeve të drejtësisë.” Burimi: lindependant.fr/Përshtati: TIRANA TODAY/