Një ngjarje e rëndë ka ndodhur 4 ditë më parë në Zvicër në zonën e Frauenfeld TG. Një 19-vjeçar shqiptar ka prerë kokën gjyshes së tij 74-vjeçare, një shqiptare nga Maqedonia. Gazeta ‘Blick’ shkruan se kur policia ka shkuar në vendin e ngjarjes në apartament ka gjetur vetëm trupin, ndërsa koka ishte e shkëputur. E moshuara shqiptare nga Maqedonia jetonte në Zvicër pasi ishte transferuar nga Italia.
https://youtu.be/SifYSwMj9qU?t=1
19-vjeçari, Fatmir T., me nënshtetësi italiane, është arrestuar nga policia në Kloten në zonën e aeroportit si i dyshuari i vrasjes makabre të të moshuarës, ndërkohë policia ka sekuestruar celularin e tij ku dyshohet se ai ka filmuar gjithë ngjarjen. Gjatë momentit të arrestimit 19-vjeçari ka bërë rezistencë.
Sipas dëshmive të fqinjëve, 74-vjeçarja u gjet nga policia e masakruar. Ishin po fqinjët ata të cilët njoftuan policinë për ngjarjen e rëndë. Sipas “20 Minuten”, i riu kishte kohë me probleme psikike dhe probleme me drogën.