Nënkryetari i PD, Edi Paloka, ka gjetur një aktore pornoje për të komentuar arrestimet e fundit të policisë.
Duke iu referuar prangosjes së dy ish-deputetëve socialistë, Arben Çuko dhe Arben Ndoka, Paloka hedh kunjën e radhës.
Ai thotë se nëse Rama meret për vërtetësi, është si të besosh se Ciçolina është e virgjër.
Paloka madje shkon më tej duke nënvizuar se pavarësisht se Rama lodhet me këto arrestime, askush nuk e beson më.