Martesë me veten
Në vitin 2007, Liu Ye nga Kina u martua me veten e vet. Ai mbante në krah një jo grua, por një foto gjigande të vetes, ku kishte veshur një fustan të kuq. E njëjta gjë ndodhi në vitin 2003 me artisten Jennifer Hoes në Holandë në ditëlindjen e saj të 30-të, dhe në tetor 2010 me 30-vjeçaren Chen Wei Yih në Tajvan.
Martesat njerëz-kafshë
Në vitin 2006, një grua në Indi pretendonte se ishte dashuruar me një gjarpër, ndaj dhe u martua me të në një ceremoni ku morrën pjesë 2 mijë njerëz. Një britanike u martua me delfinin mashkull Sindi në një ceremoni në Isreal. Në vitin 2006, Charles Tombe u detyrua të martohej në Sudan me një dhi, pasi kishte abuzuar seksualisht me të.
Njerëz që martohen me vende dhe sende
Një ish-ushtarake nga San Franciskotë SHBA-së, pretendoi se kishte rënë në dashuri me Kullën Eifel në Paris. Në vitin 2008, ajo madje shpalli fejesën më këtë kullë. Ndërkohë në vitin 1979, Eija-Riitta Berliner-Mauer u martua me Murin e Berlinit, pasi u dashurua me të që kur e pa për herë të parë në televizor. Po aq i çuditshëm është rasti i Kinezit Lee Jin-gyu, që vendosi në vitin 2010 të martohej me një jastëk.