Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Tre kallëzime “konstante” mbajnë në burg Rexhep Rrajën

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha

Djali i deputetit socialist u la në masën e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Apelit në Tiranë pavarësisht këmbënguljes së ish-të dashurës së tij se ka kryer kallëzim të rremë para oficerëve të policisë.

Vajza 25 vjeçare me inicialet Xh.M., e cila akuzoi për dhunë ish-të dashurin e vet Rexhep Rraja disa javë më parë, u shfaq në derën e Gjykatës së Apelit në Tiranë të mërkurën më 17 tetor për të përsëritur atë që kishte deklaruar në mënyrë të përsëritur gjatë ditëve të fundit, se kallëzimet e saj ndaj Rrajës ishin të shkaktuara nga xhelozia e saj dhe jo nga dhuna.

Por Gjykata e Apelit u bind nga kërkesa e prokurorisë për masën e sigurisë “arrest me burg” duke u mbështetur në faktin se para se të shpallte publikisht tërheqjen nga akuzat, Xh.M. ka folur para tre oficerëve të policisë gjyqësore për të dhënë tre kallëzime për dhunë, ndërsa është ankuar pranë shërbimit të kontrollit të brendshëm të policisë për një oficer tjetër që nuk ia pranoi kallëzimin.

Prokuroria dhe trupi gjykues iu referuan tre kallëzimeve të Xh.M si “konstante” duke nënkuptuar këmbënguljen e vajzës në raportimin e dhunës së ndodhur.

Rexhep Rraja, i biri i deputetit socialist Rrahman Rraja, u arrestua nga policia më 30 shtator, nën akuzën e përndjekjes, një vepër penale që dënohet me burgim nga gjashtë deri në katër vjet në rast se kryhet ndaj një personi pa lidhje shpirtërore dhe që rritet me një të tretën në rast se kryhet nga një personi të lidhur, fjala vjen, ish-të dashurës.

Para arrestimit të Rrajës, skena politike në vend u trazua nga deklaratat nga arratia të ish-oficerit të policisë Emiljano Nuhu, i cili tha se ishte detyruar të ikte nga Shqipëria pas kërcënimeve të figurave me pushtet në Partinë Socialistë që i kërkuan të mos kryente detyrën e tij ndaj të akuzuarit Rraja. Nuhu akuzoi babain deputet të të pandehurit si dhe deputetin Taulant Balla mes të tjerëve, për kërcënime të kryera brenda rajonit të policisë. Balla dhe deputeti Rraja mohojnë akuzat.

Rraja nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqësore të së mërkurës, por avokati i tij Ilir Murati kërkoi lirimin duke argumentuar se nuk ka prova kundër tij, se kallëzuesja e ka bërë kallëzimin nga xhelozia, se plagët e identifikuara në trupin e saj nga mjekësia ligjore nuk vërtetohen dot si të shkaktuara nga Rraja. Murati kërkoi liri ose masë më të lehtë sigurie se sa arresti me burg për klientin e tij edhe për arsye familjare. Sipas tij, nëna e të akuzuarit vuan aktualisht nga një sëmundje e rëndë ndërsa i ati ka pësuar aksident.

Murati aludoi gjithashtu se gjykata ishte nën presion publik dhe politik për shkak të sensitivitetit të procesit gjyqësor.

“Kjo është një histori rozë, për xhelozi, pasi Rexhep Rraja shkoi në Jalë me një tjetër vajzë. Ndërkohë, dëmtimet nuk janë konstatuar se kur janë bërë, ka vajza që i bëjnë edhe vetë”, tha Murati para trupës gjykuese. “Kjo ndodh se jeni të gjithë nën presion”, shtoi ai.

Kryetarja e trupës gjykuese Shpresa Beçaj e hodhi poshtë pretendimin. “Ky trup gjykues do të bazohet vetëm në prova pavarësisht si e ka bërë punën e saj media”, tha ajo.

Prokurori Arben Qosja kundërshtoi pretendimet e palës mbrojtëse duke i cilësuar ato jashtë objektit të gjykimit dhe të pambështetura në prova. Ai e vlerësoi si të drejtë vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe pohoi se veç deklarimeve konstante së të dëmtuarës, ka rezultuar se ajo ka pasur shenjat e djegies me cigare në pjesë të ndryshme të trupit.

Gjyqtarja Beçaj e argumentoi vendimin për masën e sigurisë arrest me burg me faktin se Xh.M. ka dhënë “deklarata konstante” para tre oficerëve, Dritan Koldashi, Erion Dunga dhe Emiljano Nuhu, ndërsa është ankuar për një të katërt, Gentian Çitozi, i cili dyshohet se ka refuzuar të marrë kallëzimin. Policia ka konfirmuar ndërkohë se Çitozi është pezulluar nga detyra për këtë shkak.

Policia dhe prokuroria janë përballur me pikëpyetjet se pse Rraja u la i lirë për më shumë se pesë javë nga 23 korriku deri më 30 shtator. BIRN raportoi më herët se të dhënat gjyqësore sugjeronin se policia ndërmori veprime hetimore vetëm në ditët e fundit të shtatorit, pasi kishte marrë denoncimin publik të oficerit Nuhu më 26 shtator.

Vendimi i apelit detyron Rrajën të presë në paraburgim fillimin e gjykimit ndaj tij./BIRN/

Tags: “konstante”burgkallëzimembajnëRexhep Rrajëntre

TË LIDHURA

Aktualitet

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026
Aktualitet

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026
Aktualitet

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

09:59 | 07/10/2026
Next Post

“Shkon 20 herë në banjë para ndeshjes”, Maradona telefonon Messin për ti...

Bota në pragun e Luftës së Madhe, Evropa s’duhet të shndërrohet në Ballkanin e ri

Video/Modelja amerikane bën shqiponjën me duar dhe kërcen me këngën e Encës







JU REKOMANDOJMË

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

09:59 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Kosovo

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

by mirseda
10:14 | 07/10/2026
0

07 tetor 2026- Avokati Arianit Koci e ka derguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e zgjedhjes së presidentes...

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

09:59 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com