Duket se rasti i Xhisielës ka marrë një tjetër rrjedhë, pas përgjimit me të dashurit e saj. Tërë manovrat e saj dhe daljet në intervista, kanë përcjellë hera-herës detaje kontradiktore.
Por duket se 25-vjeçarja ka luajtur shumë mirë dhe me “kartën” se nuk është mirë spikologjikisht, për ti shpëtuar pyejtjeve. Në përgjimin ambjental kanë dalë fakte tronditëse.
Kjo pas bisedës që kanë bërë Rrexhep Rraja me Xhisiela Malokun. Ai e pranon ndër të tjera se edhe e ka goditur, por në asnjë rast nuk ka qënë i pajisur me armë. Madje, ai edhe i premton se me të do të ndërtojë një jetë tjetër.
Përgjimi mes palëve është kryer menjëherë pas përfundimit të seancës së ballafaqimit të këtyre dy personave. Ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin përpara prokurorëve.
Kur situata është tensionuar, është vendosur që Maloku dhe Rraja të futen në një zyrë. Në këto momente, mes tyre ka nisur një bisedë. Rexhep Rraja i thotë se çfarë na bëre, përse e sajove gjithë këtë histori të tillë, me hotel dhe pistoleta.
Xhisiela ia kthen Rrajës se ç’ke ti, se unë nuk do flas më për dhunën, nuk do i tregoj gjë asaj, duke ju referuar prokurores. “…kam për ta gënjyer… atë se më ka çmendur, më kërkon shumë dhe këmbëngul, çfarë ti bëj…”, deklaron Maloku.
Më tej kjo e fundit vijon ti thotë të dashurit të saj Rraja se sapo ti nxjerin nga aty ku janë, dhe ta marin në pyetje, do i kërkojë prokurores se është keq psikologjikisht. Do e gënjejë në mënyrë që ajo të mos vazhdonte të këmbëngulte për ta marë në pyetje.
Rraja i thotë se: “Të kam thënë që kam plane të tjera për ne të dy…por gjërat i ke komplikuar shumë ti. Plus që babai nuk është dakord me këtë lidhje. Gjithashtu Rraja ka vijuar ti flasë Xhisiela Malokut, duke i pohuar se ajo kishte gënjyer edhe për pistoletën në hotel.
“…Pse ke gënjyer për pistoletën xhanëm…”, i thotë Rraja-Malokut.
Ai i thotë Xhisielës që të mos merret më me prokuroren, pasi sipas tij, ajo është e çmendur. Ndërsa Xhisiela ia kthen se do i thotë që nuk është mirë psikologjikisht. Do e gënjejë në mënyrë që të mos e marri më në pyetje atë ditë, shkruan “Shqiptarja”.
Biseda pas pajtimit:
Xhisiela: Do ikim pastaj të hamë ndonjë gjë se vdiqa
Rexhepi: Po a tu prit Indriti, pra do ikim me hangër bukë
Xhisiela: Do vish ti?
Rexhepi: Po vi, vi unë. Prandaj po të them mos prish punë
Xhisiela: Jo mor s’prish punë, por ti m’hangre, m’çmene. I kam hudh fare, më kanë marr në pyetje disa herë.