Shpesh herë disa njerëzve ju shfaqen njolla të kafe në pjesë të ndryshme të trupit, veçanërisht në pjesën e fytyrës dhe të gjoksit. Faktorët që shkaktojnë këtë gjendje të lëkurës, të cilët mjekët e quajnë melasa, janë të shumta. E para është gjenetika, ose sasia e lartë e estrogjenit. Këto janë dy nga faktorët që shkaktojnë këtë problem me lëkurën tuaj. Por cilët janë njerëzit që janë më shumë të rrezikuar nga melasa.
Tjetër rast kur personat kanë lëkurë të errët. Rrezet e diellit gjithashtu janë ndër shkaktarët kryesorë. Qëndrimi përpara kompjuterit, apo pajisjeve të tjera elektronike
Gratë shtatzëna janë shumë të predispozuara për t`u prekur nga melasa, për shkak të luhatjeve të hormoneve. Femrat në përgjithësi, sërish si shkak i hormoneve, por edhe faktorë të tjerë si përdorimi i pilulave kontraceptive apo stresi, janë të rrezikuara.
Melasa në disa raste mund të zhduket vetë, por nëse ajo kthehet në një problem të madh për ju, mos u shqetësoni, pasi është e kurueshme. Ekzistojnë disa lloje kremërash që mund ta zhdukin, por nëse as kremërat nuk funksionojnë mund të hiqet me peeling kimik, dermo-abrazion dhe micro-dermo-abrazion.