Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Masakra në Bulevardin ‘Zogu I’, burg përjetë kapos së klanit të Camorra-s

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Masakra në Bulevardin ‘Zogu I’, burg përjetë kapos së klanit të Camorra-s

Merret vendimi për autorët e masakrës në Bulevardin Zogu I, ngjarje kjo e ndodhur më 27 maj 2015.

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për të arrestuarit e masakrës, ku mbetën të vrarë tre persona.

Kështu, Gjykata ka dhënë 20 vjet burg për Klejvi Doçi, 27 vjet burg për Markeljan Doçi dhe burg përjetë për italianin Salvatore Letizia. Mësohet se asnjëri nga personat e pandehurit nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqësore.

Salvatore Letizia

NGJARJA:

Ngjarja ndodhi më 27 maj 2015 tek bulevardi “Zogu i Parë”, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku mbetën të vdekur shtetasit Mentor Lufi (Doçi), Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku.

Vrasja e trefishtë që tronditi kryeqytetin ishte vijim i një konflikti të nisur më parë po në Tiranë, në dhjetor 2014 dhe që ka vazhduar në Holandë, në prill 2015 e më tej, është shoqëruar me ngjarjen për të cilën akuzohen tre të pandehurit.

Në dhjetor 2014, shtetasi Mentor Lufi (Doçi) plagoset me armë zjarri në zonën e ish-Stadiumit “Dinamo”, në Tiranë dhe autorët largohen. Shënjestra e atentatit, Lufi, ka dyshuar se sulmi ndaj tij është organizuar nga vëllezërit Durim dhe Besnik Sulku. Ndërmjet Mentor Lufit dhe vëllezërve Sulku kishte nisur një konflikt në Hollandë, ku ata udhëtonin dhe qëndronin shpesh. Pas atentatit me pasojë plagosjen, Lufi organizon nipat e tij, Markeljan dhe Klevi Doçi, për t’u hakmarrë.

Në Prill 2015, dy vëllezërit Doçi i bëjnë atentat me armë Durim Sulkut në qytetin Ridderkerk të Holandës. Nga veprimet hetimore të autoriteteve holandeze, rezulton se Durim Sulku gjendej në një automjet tip “Smart”, kur është qëlluar për vdekje disa herë me pistoletë nga Markeljan Doçi, i cili ishte i shoqëruar nga vëllai i tij, Klevi Doçi, gjithashtu i armatosur. Pas atentatit në Holandë, vëllezërit Doçi rikthehen në Shqipëri, duke iu shmangur autoriteteve holandeze.

Pas thuajse dy muajsh nga vrasja në Holandë, konkretisht pasditen e datës 27 maj 2015, Mentor Lufi, dy nipat e tij Markeljan e Klevi Doçi, si edhe miku i tyre, Gerti Goxhaj, gjendeshin në një lokal pranë Fakultetit të Shkencave, në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë.

Pasi janë ngritur nga lokali, ata kanë hipur në dy mjete dhe konkretisht: Mentor Lufi ishte pasagjer në mjetin e drejtuar nga Gerti Goxhaj; ndërsa vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi gjendeshin në një automjet pas të parit, ku në timon ishte Markeljani. Sapo kanë hipur në automjete, në dy pjesët anësore të makinës së parë, janë afruar dy persona të armatosur, të cilët kanë qëlluar personat që gjendeshin në bordin e saj, konkretisht Mentor Lufin (Doçi) dhe Gerti Goxhaj. Nga goditjet me armë ka vdekur në vend Goxhaj dhe është plagosur rëndë Lufi, i cili vdiq pak çaste më vonë.

Në momentin e goditjes me armë, Markeljan Doçi afron me shpejtësi makinën drejt atentatorëve, duke përplasur fillimisht njërin prej tyre. Ky i fundit, i cili më pas rezultoi se ishte Besnik Sulku, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të mjetit të dytë, por pa u shkaktuar dëme tek vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi. Të gjendur nën goditjen e armës tip pistoletë nga ana e Besnik Sulkut, Markeljani, gjithashtu i armatosur me pistoletë, ka reaguar duke qëlluar me armë. Markeljani dhe Sulku kanë vijuar të qëllojnë njëri-tjetrin, derisa Besnik Sulku ka mbetur i vdekur, pak metra larg nga automjetet.

Menjëherë pas ngjarjes, forcat e Policisë organizuan operacionin për arrestimin e personave të përfshirë. Fillimisht, në vendngjarje u arrestuan vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi. Më vonë, pranë një hoteli në atë zonë, u arrestua edhe shtetasi italian, Salvatore Letizia, i cili rezulton se është personi që, së bashku me Besnik Sulkun, ishte pjesë e vrasjes së shtetasve Mentor Lufi dhe Gerti Goxhaj.

Tags: burgkaposmasakranë Bulevardinpërjetësë klanittë Camorra-sZogu I

TË LIDHURA

Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet
Kryesore

Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet

18:15 | 28/03/2026
Vaji i lulediellit rritet rreth 8%, çmimi mund të shkoje deri në 190 lekë litri
Ekonomi

Vaji i lulediellit rritet rreth 8%, çmimi mund të shkoje deri në 190 lekë litri

17:30 | 28/03/2026
Rama urdhër ministrave: Zbrisni në terren, flisni me qytetarët
Kryesore

Rama urdhër ministrave: Zbrisni në terren, flisni me qytetarët

17:26 | 28/03/2026
Next Post
Historiani i njohur tallet me administratën e Rames: Nuk dinë të shkruajnë

Historiani i njohur tallet me administratën e Rames: Nuk dinë të shkruajnë

Video/Rama mbyll bastet, shqiptarët ngelen “pa punë”

Video/Rama mbyll bastet, shqiptarët ngelen “pa punë”

“Roberto Carlos në versioni femër”, polakja shënon eurogol (Video)

“Roberto Carlos në versioni femër”, polakja shënon eurogol (Video)







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026




TË FUNDIT

Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet
Kryesore

Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet

by mirseda
18:15 | 28/03/2026
0

Pas përfundimit të mbledhjes së socialistëve, Kryeministri, Edi Rama, ishte në Asamblenë e Partisë Socialiste në njesinë...

Zv.presidenti i SHBA: Lufta do zgjasë, derisa të neutralizohet Irani

Zv.presidenti i SHBA: Lufta do zgjasë, derisa të neutralizohet Irani

17:40 | 28/03/2026
Përmbytje në Kenia, të paktën 108 persona humbën jetën

Përmbytje në Kenia, të paktën 108 persona humbën jetën

17:35 | 28/03/2026
Vaji i lulediellit rritet rreth 8%, çmimi mund të shkoje deri në 190 lekë litri

Vaji i lulediellit rritet rreth 8%, çmimi mund të shkoje deri në 190 lekë litri

17:30 | 28/03/2026
Rama urdhër ministrave: Zbrisni në terren, flisni me qytetarët

Rama urdhër ministrave: Zbrisni në terren, flisni me qytetarët

17:26 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com