Gazetari Artan Hoxha ka përditësuar të dhënat në lidhje me historinë e Babales. I ftuar në emisionin “Opinion”, ai ka treguar detaje nga dosja që Prokuroria po heton në lidhje me Babalen.
Sipas Hoxhës, intervista e Babales është marrë në orën 01:30 të natës, në zyrën e Partisë Demokratike, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi e priste atje. Po kështu, Prokuroria ka bërë përgjime për 60 ditë. Në përgjime është edhe deputeti demokrat, Ervin Salianji.
“Në 01:30 të natës, Babalja ka shkuar në zyrën e PD dhe gazetari e priste atje. Prokuroria ka bërë përgjime për 60 ditë. Është përgjuar dhe deputeti Ervin Salianji”, tha ai.