Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

3 Tetori – Dita e Bashkimit – Gjermania një dhe e pandarë?

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
3 Tetori – Dita e Bashkimit – Gjermania një dhe e pandarë?

…ende jo. Ndarja vihet re edhe 28 vjet pas bashkimit të Gjermanisë. Lindja gjermane çalon ekonomikisht, por ka arsye të tjera pse shumë qytetarë në këtë rajon ndjehen si qytetarë të rangut të dytë mendon Marcel Füstenau.

Angela Merkel për shkak të karrierës së saj të veçantë mund të quhet fitimtarja më e madhe e bashkimit të Gjermanisë. Prej 13 vitesh qeveris Gjermaninë kancelarja kristiandemokrate e lindur në Hamburg dhe e rritur në Republikën Demokratike Gjermane, RDGJ, që prej disa kohësh qeveris më shumë keq se sa mirë. As për kancelaren federale që është nga anët e tyre nuk janë dot krenarë gjermanolindorët. Ndoshta prandaj edhe distanca qeveri-të qeverisur është më e madhë në lindje të Elbës se sa në perëndim.

Merkel është në sytë e tyre përfaqësuesja më e dalluar e një politike që nuk përfaqëson interesat e tyre, megjithëse ajo ndan me ta përvojën e diktaturës dhe të shkuarës. Por në një kohë që për të nga rënia e Murit të Berlinit rruga njohu vetëm ngjitje, për miliona gjermano-lindorë prej kohësh rruga ka marrë të tatëpjetën. Sidomos përvoja lënduese e papunësisë së zgjatur jo për fajin personal ka lënë gjurmë të thella në Lindje.

Shpesh mungon respekti për arritjet jetësore në një diktaturë

Arritjet jetësore të një njeriu në kushtet e një shteti që kulturalisht dhe ekonomikisht e mbyste vullnetin e lirë, u shpërbënë brenda një nate. Për ta përballuar këtë të duhej një masë e madhe fleksibiliteti, mobiliteti dhe stabiliteti emocional, gjë që nuk iu kërkua gjemanoperëndimorëve. Transformimi strukturor ekonomik dhe ndryshimet e mëdha politike në Republikën e vjetër federale nuk erdhën nga një ditë në tjetrën.

Ndërsa gjermanlindorët përjetuan brenda një kohë të shkurtër erozionin e plotë të një rendi shoqëror, që si shumicë ata nuk e donin, por që kishte vulosur jetët e tyre pa asnjë dallim. Me krenarinë për revolucionin paqësor të vitit 1989-1990 shumë prej tyre nuk mund „të blinin” asgjë. Këtë gjendje e kanë kaluar vërtet ndoshta të gjithë, por në mesataren statistikore ata jetojnë shumë më modest se sa në pjesën perëndimore.

Arritjet shpërblehen rrallë

Në raportin e fundit për vlerësimin e stadit të bashkimit gjerman mund të lexosh: Rrogat reale të paguara në Lindje arrijnë vetëm 82% të nivelit të perëndimit edhe 28 vjet pas bashkimit të Gjermanisë. Kush e shet këtë si sukses, i mbyll sytë përpara kontekstit ku duhet kuptuar ky realitet. Sepse më pak para për të njëjtën punë do të thotë në të njëjtën kohë më pak respekt dhe njohje e vlerës së kësaj pune.

Retorika bosh për arritjet që do duhet të shpërblehen tingëllon në sytë e shumë gjermanolindorëve edhe më pak e besueshme, se në perëndim. Pagesa më e ulët, mungesa e viteve të punës për pensionin dhe padrejtësi të tjera kanë efekt të gjatë veprimi. Shoqëria me dy klasa është gdhendur në gur për 50-vjeçarët e sotëm dhe më të moshuarit. Kjo ka qenë dhe mbetet skandaloze.

Kabineti i Merkelit, një zonë gati e paprekur nga gjermanolindorët

Por ajo që rëndon më shumë se disfavorizimi material është sundimi i padiskutueshëm i elitave perëndimore gati në të gjithë sferat e shoqërisë. Kabineti i Merkelit me 16 poste pa kancelaren dhe ministren e Familjes, Franziska Giffey të lindur në vitin 1979 në Lindje do të ishte një zonë e paprekur nga gjermanolindorët. Këtë mund edhe ta quash rastësi. Por mund ta quash edhe ndryshe e ashtu siç është në të vërtetë: një simptomë për gjendjen e bashkimit gjerman.

Nga bashkimi shtetëror ka kaluar gati një gjeneratë dhe megjithatë tonin Gjermanisë ia japin gjermanoperëndimorët. Personeli drejtues gjermanolindor në sipërmarrje, universitete apo media është tejet i nënpërfaqësuar, edhe Deutsche Welle nuk përbën këtu ndonjë përjashtim. E vetëm kur të kalohet kjo gjendje, nuk do ta dëgjojmë më edhe atë krahasimin irritues por edhe të nevojshëm mes Lindjes dhe Perëndimit të Gjermanisë. E vetëm atëherë kur Dita e Bashkimit të Gjermanisë nuk do të ofrojë më rast për një koment të tillë, është përmbyllur edhe bashkimi i vendit nga brenda. (Burimi:DW)

 

 

Tags: Gjermaniakoment

TË LIDHURA

Stamboll, mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të Ballkanit, Erdogan vlerëson bashkëpunimin rajonal
Bota

Stamboll, mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të Ballkanit, Erdogan vlerëson bashkëpunimin rajonal

16:31 | 24/01/2026
Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën
Bota

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

22:40 | 23/01/2026
Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?
Bota

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

21:59 | 23/01/2026
Next Post
Kryemadhi del kundër Bashës

Kryemadhi del kundër Bashës

“Gjoba” deri në 200 mijë lekë për bizneset, zbardhet plani i inspektorëve të prangosur

"Gjoba" deri në 200 mijë lekë për bizneset, zbardhet plani i inspektorëve të prangosur

Mbyllet Instagrami. Çfarë po ndodh?

Mbyllet Instagrami. Çfarë po ndodh?







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Këshilli Bashkiak rrit subvencionin e qirasë për familjet në nevojë
Aktualitet

Këshilli Bashkiak rrit subvencionin e qirasë për familjet në nevojë

by mirseda
16:45 | 24/01/2026
0

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar me votë unanime një nga vendimet më të rëndësishme me ndikim...

Stamboll, mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të Ballkanit, Erdogan vlerëson bashkëpunimin rajonal

Stamboll, mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të Ballkanit, Erdogan vlerëson bashkëpunimin rajonal

16:31 | 24/01/2026
Snajper në tarracë dhe masa të forta sigurie, Kryeministria “blinduar” para protestës së PD

Snajper në tarracë dhe masa të forta sigurie, Kryeministria “blinduar” para protestës së PD

16:28 | 24/01/2026
Aksident në Bulqizë: ambulancë përplaset me makinë, një i plagosur drejt Tiranës.

Aksident në Bulqizë: ambulancë përplaset me makinë, një i plagosur drejt Tiranës.

16:06 | 24/01/2026
Përfshihet nga flakët banesa në Astir, shkak i zjarrit një pajisje elektrike

Përfshihet nga flakët banesa në Astir, shkak i zjarrit një pajisje elektrike

16:02 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com