Fakte sa interesante dhe kontradiktore kanë dalë pas intervistave të dhëna nga Xhisiela Maloku. Ndonëse gjatë intervistës, Xhisiela mohoi gjithçka dhe tha se nuk ishte dhunuar, gazetarja Vasili ka rrëfyer një detaj mjaft interesant në bisedën me vajzën.
Vasili ka deklaruar se në momentin që i ka kërkuar vajzës që të shkojë në emision, ajo i ka thënë që nuk mund të shkojë dhe të flasë LIVE, sepse e kanë urdhëruar të shkojë në një tjetër emision, dhe mbrëmjen e djeshme Xhisiela ka qenë prezente të studion e “Opinion”.
“Kur i thashë që të vijë në emision, ajo më tha që nuk mund të vijë LIVE, sepse më kanë urdhëruar të shkoj në një tjetër studio”.