Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Erdogan: Do forcojmë marrëdhëniet me vendet mike të Ballkanit

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Erdogan: Nuk erdha për të sunduar, por për t’u…

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se vendi i tij përpiqet të ndërtojë marrëdhënie të afërta me shtetet mike të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë.

“Në Ballkan, ne bëjmë përpjekje të krijojmë marrëdhënie të afërta me të gjitha shtetet që i konsiderojmë mike, siç janë Bosnjë dhe Hercegovina, Serbia, Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi”, tha Erdogan në hapjen e sesionit të dytë legjislativ të parlamentit në Ankara.

Presidenti i Turqisë theksoi më tej se Turqia është duke përparuar në rrugën drejt tejakilimit të sulmit ndaj ekonomisë së vendit të tij.

“Tentuan ta rrënojnë ekonominë tonë me operacione brenda natës. Me lejen e Allahut, jemi duke përparuar drejt tejkailimit të këtij sulmi ekonomik”, shtoi Erdoğan.

Ndërsa Turqia vazhdon përpara me sistemin e ri presidencial, Erdoğan kujtoi sfidat me të cilat ballafaqohet vendi dhe u zotua të “zgjidhë menjëherë” problemet.

“Megjithatë, luhatshmëria në ekonomi, e cila nuk pasqyron realitetin në vendin tonë, shkakton që sfidat të jenë më të dukshme”, shtoi ai.

Ai u zotua gjithashtu të luftojë kundër “diplomacisë së shtrembëruar” që zbaton sanksione kundër Turqisë për shkak të “një pastori që po gjykohet për shkak të marrëdhënieve të errta me një grup terrorist”.

Erdoğan po i referohej pastorit amerikan Andrew Brunson i cili është nën arrest shtëpiak në Turqi me akuza për terrorizëm.

Pavarësisht tensioneve midis Turqisë dhe SHBA-së mbi çështjen Brunson, Erdoğan tha se vendi i tij shpresoj të zhvillojë “marrëdhënie politike dhe ekonomike me SHBA-në nën një perspektivë të partneritetit strategjik”.

Ai gjithashtu tërhoqi vëmendjen në marrëdhëniet me Rusinë dhe u zotua të forcojë më tej “bashkëpunimin pozitiv në ditët në vazhdim”.

Presidenti Erdoğan po ashtu theksoi vendosmërinë e tij për të eleminuar terroristët në veri të Irakut.

“Synimi ynë është që plotësisht të pastrojmë Sinxharin dhe Kandilin nga organizata terroriste separatiste”, tha Erdoğan duke iu referuar grupit terrorist PKK.

Në Malin Kandil në veri të Irakut gjendet selia e PKK-së. Grupi terrorist fillimisht krijoi një prani në Sinxhar në vitin 2014 me pretekstin e “mbrojtjes” së komunitetit lokal Ezidi nga organizata terroriste DEASH.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

Tags: BallkaniterdoganforcojmëmarredhenietMikevendet

TË LIDHURA

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit
Bota

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
Nesër zhvillohen zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut; mbi 1 milion votues në raundin e dytë
Rajoni

Nesër zhvillohen zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut; mbi 1 milion votues në raundin e dytë

20:56 | 01/11/2025
Ukrainasit tentojnë transportin me helikopter, rusët i godasin: 11 viktima
Bota

Ukrainasit tentojnë transportin me helikopter, rusët i godasin: 11 viktima

18:12 | 01/11/2025
Next Post
Mesfushori premtues braktis Francën për një kombëtare tjetër

Mesfushori premtues braktis Francën për një kombëtare tjetër

BE duhet të ndahet ‘urgjentisht’! Të orientohet në disa grupime shtetesh

BE duhet të ndahet ‘urgjentisht’! Të orientohet në disa grupime shtetesh

Serena Williams shfaqet nudo dhe përcjell një mesazh të fortë (Video)

Serena Williams shfaqet nudo dhe përcjell një mesazh të fortë (Video)







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.
Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.

by mirseda
22:58 | 01/11/2025
0

Bertil Alliaj është autori i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij Dalan Alliaj 36-vjeç mbrëmjen e...

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com