Gjermania ka triumfuar përballë Turqisë dhe ka fituar të drejtën për të pritur finalet e Kampionatit Europian të vitit 2024. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s më në fund ka zgjedhur përvojën e vendit gjerman para risive turke. Do të ndodhë për herë të katërt organizimi i një ngjarjeje të tillë të madhe të futbollit europian në Gjermani, pasi ky vend e ka bërë këtë me “Euro 1988”, Botërorët 1974 dhe 2006, si dhe Kampionatin Botëror të Femrave në vitin 2011.
“Euro 2024” do të jetë ngjarja e parë e madhe futbollistike për kombëtaret europiane, pas Kupës së Botës në Katar (2022), e cila do të trashëgojë një kompeticion me format unik të nga “Euro 2020” . Ky i fundit do të luhet në dymbëdhjetë vende, për të përkujtuar përvjetorin e gjashtëdhjetë të Kampionatit Europian.
OFFICIAL: Germany will host UEFA #EURO2024 🇩🇪
More information to follow pic.twitter.com/L9GaMAWAjN
— UEFA (@UEFA) September 27, 2018