Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Flet për herë të parë deputeti i PS-së, pas dëshmisë së Emiljano Nuhut: Vajza ishte xheloze

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Flet për herë të parë deputeti i PS-së, pas dëshmisë së Emiljano Nuhut: Vajza ishte xheloze

Deputeti i Partisë Socialiste, të Qarkut të Durrësit, Rrahman Rraja, mohoi dje akuzat e ngritura nga ish-nënkomisari i Stacionit të Policisë së Fushë-Krujës. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, deputeti Rraja u shpreh se nuk e ka takuar asnjëherë oficerin e policisë, Emiljano Nuhu, ndërsa i cilësoi akuzat e bëra ndaj tij si sajesë.

Ai tregon dhe precedentin e djalit të tij që e lidh me Stacionin e Policisë së Fushë-Krujës. Deputeti socialist tregon se ka pasur një denoncim nga një vajzë, me të cilën ka pasur një lidhje dhe është ndarë.

E nxitur nga xhelozia, vajza ka bërë në polici një denoncim, të cilin më pas e ka tërhequr. Madje, sipas tij, vajza të nesërmen e denoncimit iu përgjigj dhe akuzave për përdhunim të bëra nga ish-Kryeministri Berisha, duke deklaruar se familja Rraja është një familje e nderuar në Krujë dhe nuk meritonte ato akuza.

Sipas deputetit, kjo marrëdhënie xhelozie mes djalit dhe vajzës është zgjidhur mes tyre, dhe nuk kanë pasur asnjë problematikë tjetër me policinë dhe ligjin. Rrahman Rraja mohon kategorikisht akuzat se në Stacionin e Policisë ai ka qenë bashkë me vëllanë dhe persona të tjerë siç e akuzon ish-nënkomisari i Stacionit të Policisë, Emiljano Nuhu.

“Jo, jo, as bëhet fjalë, nuk jemi takuar asnjëherë me të. E thashë edhe njëherë, nuk e di përse ai është shprehur kështu, por nuk e kam takuar asnjëherë”, u shpreh deputeti i PS-së, Rrahman Rraja.

Zoti Rraja, ju jeni akuzuar nga ish-nënkomisar i Stacionit të Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu se e keni kërcënuar në zyrën e tij. Keni një përgjigje ndaj kësaj akuze?

Ju faleminderit që më kontaktuat, por unë nuk e njoh fare këtë person, dhe as kam shkuar ndonjëherë në zyrën e tij. As jemi takuar ndonjëherë. Gjithçka që ai thotë, janë sajesa, ndoshta për të përfituar azil politik.

Keni dijeni se ku ndodhet Emiljano Nuhu, në cilin vend?

Jo, nuk e di, s’kam ndonjë interes për të.

Djali juaj, Rexhep Rraja, ka pasur ndonjë precedent me ligjin që është paraqitur në Komisariat?

Djali ka pasur një problem me një vajzë para dy vitesh, me të cilën është ndarë pasi u lidh me një tjetër. Kjo ndarje është sqaruar në Komisariat. Në fakt, ajo ka bërë një deklaratë dy ditë pasi ish-Kryeministri Berisha bëri postimin e tij në “Facebook”, duke thënë që familja e Rrahman Rrajës është familja më e respektuar në rrethin e Krujës dhe se me këto postime, duan t’i ulin dinjitetin dhe integritetin kësaj familjeje. Ajo ka deklaruar se problemet, që unë kam pasur, i kam zgjidhur me djalin dhe se nuk kam asnjë problem.

Djali nuk është thirrur ndonjëherë në Komisariat apo të ketë qenë për t’u arrestuar, pasi marrëdhënia e tij me vajzën ka qenë e zgjidhur mes tyre?

Vajza ka shkuar, ka bërë denoncim nga xhelozia pse djali im e la dhe shkoi me një të dashur tjetër. Këtë kallëzim ajo e sqaroi përsëri në Komisariat, përmes deklaratës që ju thashë më sipër.

Por ju nuk jeni thirrur ndonjëherë dhe nuk jeni ballafaquar me nënkomisarin Nuhu?

Jo, jo asnjëherë.

As ju, as vëllai juaj apo kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, nuk keni qenë bashkë në Komisariat, siç denoncon ish-nënkomisari Nuhu?

Jo, jo, as bëhet fjalë, nuk jemi takuar asnjëherë me të. E thashë edhe njëherë, nuk e di përse ai është shprehur kështu, por nuk e kam takuar asnjëherë./Panorama

 

 

Tags: akuzatPDRrahman Rraja

TË LIDHURA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për mediat polake: Rusia, Kina dhe Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin
Politikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për mediat polake: Rusia, Kina dhe Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin

22:45 | 25/08/2025
Aksident fatal në Vorë, shoferi përplas për vdekje këmbësorin
Aktualitet

Aksident fatal në Vorë, shoferi përplas për vdekje këmbësorin

21:57 | 25/08/2025
E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen nga burgu me kusht prindërit dhe gjyshi i 4-vjeçares në Greqi
Aktualitet

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen nga burgu me kusht prindërit dhe gjyshi i 4-vjeçares në Greqi

21:28 | 25/08/2025
Next Post
Era e fortë dëmton linjat e tensionit të lartë, 10 fshatra pa energji elektrike   

Era e fortë dëmton linjat e tensionit të lartë, 10 fshatra pa energji elektrike  

Karta identiteti dhe viza false në autobusin Shqipëri-Greqi, arrestohen dy shqiptarë

Karta identiteti dhe viza false në autobusin Shqipëri-Greqi, arrestohen dy shqiptarë

PS “ndez motorët” e fushatës, Rama zgjidh qesen për bebet

PS "ndez motorët" e fushatës, Rama zgjidh qesen për bebet

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025
Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

13:39 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për mediat polake: Rusia, Kina dhe Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin
Politikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për mediat polake: Rusia, Kina dhe Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin

by mirseda
22:45 | 25/08/2025
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Poloni, në një intervistë për televizionin polak “TVP ëorld”...

Trump në rolin e “biznesmenit”, i kërkon presidentit të Koresë së Jugut tokat ku ndodhen bazat amerikane

Trump në rolin e “biznesmenit”, i kërkon presidentit të Koresë së Jugut tokat ku ndodhen bazat amerikane

22:38 | 25/08/2025
Trump: Kina të na japë lëndën e magnetit, përndryshe tarifa 200%

Trump: Kina të na japë lëndën e magnetit, përndryshe tarifa 200%

22:09 | 25/08/2025
Aksident fatal në Vorë, shoferi përplas për vdekje këmbësorin

Aksident fatal në Vorë, shoferi përplas për vdekje këmbësorin

21:57 | 25/08/2025
Krizë politike në Francë! Kryeministri mund të rrëzohet nga detyra, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Krizë politike në Francë! Kryeministri mund të rrëzohet nga detyra, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme

21:43 | 25/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com