Kapet një shtetas në kërkim ndërkombëtar i dënuar me 6 vite e 3 muaj burg nga drejtësia italiane.
Forcat Operacionale të D.V.P. Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Krujë ndalojnë një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar për disa vepra penale.
• Flamur Korriku 50 vjeç, banues në Tiranë.
Korriku është kapur në Fushë – Krujë pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia Italiane, i dënuar me 6 vite e 3 muaj burg për veprat penale “Organizatë kriminale”,
” Shfrytëzim prostitucioni”,
” Trafik femrash”, “Krime kundër fëmijëve”dhe
” Fallsifikim dokumentash” parashikuar në legjislacionin penal italian.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.