Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Trajneri i kombëtares mes ‘të fortëve’ të Shkodrës, pse s’reagon Ministria e Sportit

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Arrestohet trajneri i kombëtares shqiptare, Rudi Vata: Ja çfarë më bëri në 2012-ën

Trajneri i kombëtares shqiptare të femrave është arrestuar pak ditë më parë nga policia gjatë operacionit “OAZ” ku u ndaluan ‘të fortët’ e Shkodrës. Arrestimi i tij ka ardhur si pasojë e përgjimeve të telefonatave, ku Grima ka kontaktuar me një anëtarë të fisit Bajri dhe kanë ndikuar në ‘fiksimin e rezultateve të ndeshjeve’. Ditën e sotme ish-portieri i Vllaznisë dhe të arrestuarit e tjerë pritet të dalin para gjykatës, ku do të merret vendimi ndaj tyre.

Por akuzat për trukim ndeshjesh ndaj Armir Grimës nuk janë të reja, pasi ka qenë Rudi Vata ai që e ka akuzuar atë disa vite më parë. Gjashtë vite më parë, kur Vata drejtonte skuadrën shkodrane, u largua mes polemikave dhe akuzave, ndaj Grima dhe drejtuesve të klubit në atë periudhë, Kujtim Shaba dhe ishzv.kryetarit të bashkisë, Ritvan Troshani. Dje, kur dhe trajneri aktual i Kombëtares së Shqipërisë për femra u arrestua nga Policia, Vata pranoi të fliste për “Panorama Sport” rreth asaj që dinte për Grimën. Madje, ish-kapiteni shtoi akuzat, duke përmendur dy ndeshje, që sipas tij ka gisht shkodrani i arrestuar.

“DIHEJ PAZARI”

“Ky është një lajm i vjetër për mua. Kush tjetër mund të flasë në Shqipëri për këto çështje? Sa kanë mbetur të pastër në futbollin shqiptar? Dihej pazari dhe ajo se çfarë do të ndodhte. Po ju them se në vitin 2012, kur drejtoja Vllazninë, Armir Grima dhe Kujtim Shaba, me urdhër të kryetarit të bordit të klubit në atë kohë, Ritvan Troshani, u organizuan për të dëmtuar punën time. Bëhet fjalë për dy ndeshjet e fundit si trajner i Vllaznisë, kundër Flamurtarit në Shkodër dhe Pogradecit në transfertë”, thotë fillimisht Vata, i cili bën një koment edhe për portierin e arrestuar, Fabiol Rexhepi. “Ka qenë te Vllaznia si portier i dytë ose i tretë. Di të them që është djalë i mirë dhe i urtë, por i edukuar nga profesor Grima”.

“SI MA PUNUAN”

Ish-trajneri i Vllaznisë futet direkt në temë. “Në Shkodër kundër Flamurtarit, ku fituam 2-1, ata angazhuan lojtarë të veçantë, në mënyrë që të mos fitohej ajo ndeshje. Por, ndër të paktët lojtarë që nuk kishte informacion për këtë çështje ishte qendërmbrojtësi Ervis Kraja, i cili katër minuta nga fundi shënoi me kokë në mënyrë natyrale.

Për këtë ndeshje e kam marrë informacionin kur jam larguar nga Vllaznia pas disa muajsh. Vetë lojtarët ma kanë konfirmuar. Duke parë që plani A dështoi, ata ‘VIP’-at u angazhuan maksimalisht për ndeshjen e radhës në Pogradec. Ky plani B funksionoi, sepse në bashkëpunim me FSHF-në arritën të sjellin në Pogradec arbitra nga Lezha, të cilët ishin të dirigjuar nga Shaba dhe Grima për të dëmtuar Vllazninë dhe ia dolën. U gëzuan maksimalisht për pabesinë dhe poshtërsinë që kishin bërë, madje u gëzua edhe kryetari bordit, Troshani.

E gjitha kjo u bë në mënyrë që Vllaznia të mos përfundonte kampionatin në vitin 2012 në vendin e katërt, pozicion që të dërgonte në Kupat e Europës. Nëse arrihej ky synim, atëherë do t’u duhej të vazhdonin kontratën me mua si trajner”, tregon ish-trajneri, i cili jep edhe një mesazh për familjen e Grimës. “Duke qenë prind vetë, më vjen keq për familjen dhe për fëmijët e Grimës, kurse për atë vetë nuk kam ndonjë ndjesi të veçantë, por njoh shumë mirë se si funksionon karakteri te njerëzit dhe vetëm koha e tregon. Pra, për atë që do të bësh në jetë, do të marrësh shpërblimin e merituar”.

“REAGIMI I ARBITRIT”

Vata rrëfen atë që i ka thënë arbitri i katërt për ndeshjen që akuzon se ia kanë manipuluar Grima & CO. “Kurrë nuk e harroj bisedën me arbitrin e katërt, Pjetrushi, në ndeshjen Pogradeci-Vllaznia 2-1, i cili duke parë pakënaqësitë që unë kisha për arbitrimin, më jep këtë përgjigje: ‘Nuk është faji jonë, sepse ata dy burrat lart na kanë sjellë këtu me këtë mision. Prandaj, kërkoja atyre, jo neve’. Kjo më konfirmoi edhe më tepër atë që kishte ndodhur gjatë ndeshje.

“PSE S’REAGON MINISTRIA?”

Në fund, Vata thekson se është e pabesueshme që Ministria e Sporteve në Shqipëri nuk reagon ndaj fenomenit të trukimeve në futbollin tonë. “Nëse shteti do funksionojë, njerëzit do normalizohen dhe rregullat do zbatohen në mënyrë graduale. Por, nëse do kemi Kryeprokuror një kryekriminel, atëherë këto fenomene do lulëzojnë dhe shqiptarët do të jenë në trishtim konstant.

UEFA e ka dhënë verdiktin, faktet janë të pafundme, por ajo që më ka bërë përshtypje është se si ka mundësi që Ministria e Sportit nuk ka një qëndrim në lidhje me këto çështje kaq serioze dhe kaq delikate për të tashmen dhe të ardhmen e rinisë shqiptare. Më bën përshtypje se si ka mundësi që Kryeministri i vendit nuk i trajton me seriozitet dhe vendosmëri këto çështje. E mjera Shqipëri dhe të mjerët shqiptarë, që historikisht janë drejtuar, keqtrajtuar e keqedukuar nga njerëz mëkatarë”, përfundoi Vata.

Tags: ‘të fortëve’KombëtaresMinistria e Sportits’reagonShkodrëstrajneri

TË LIDHURA

Inter, Asllani sërish titullar në Botërorin e Klubeve
Sport

Inter, Asllani sërish titullar në Botërorin e Klubeve

20:47 | 21/06/2025
Ne Arabi nuk kanë dilema, afrojnë Lewandowskin ne vitin 2026
Sport

Ne Arabi nuk kanë dilema, afrojnë Lewandowskin ne vitin 2026

14:38 | 21/06/2025
Chelsea bën “pazar” në Holandë, i ofron Ajax kartonin e Brojës
Sport

Chelsea bën “pazar” në Holandë, i ofron Ajax kartonin e Brojës

11:26 | 21/06/2025
Next Post
Rindizet rivaliteti mes ikonave të lajmeve në “Top Channel”. Priten ikje?

Rindizet rivaliteti mes ikonave të lajmeve në "Top Channel". Priten ikje?

Ministri i Jashtëm gjerman thirrje Evropës, e paralajmëron të përgatitet për ndryshime në…

Ministri i Jashtëm gjerman thirrje Evropës, e paralajmëron të përgatitet për ndryshime në…

“Arbitri gaboi në dëm të Tiranës, por ata nuk flasin dot se kanë frikë nga FSHF”

“Arbitri gaboi në dëm të Tiranës, por ata nuk flasin dot se kanë frikë nga FSHF”

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren
Showbizz

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

by mirseda
22:47 | 21/06/2025
0

Aktori Erand Sojli, një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni të “Ferma VIP”, ishte sot...

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

22:32 | 21/06/2025
Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

22:18 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com