Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Kompensimi i pronës, Evropa i jep ‘ok’ Shqipërisë

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Kompensimi i pronës, Evropa i jep ‘ok’ Shqipërisë

Komiteti i Ministrave vendosi të miratojë rezolutën për mbylljen e procesit të mbikqyrjes të masave të përgjithshme, për grupin e çështjeve që lidhen me kompensimin e pronave, duke përfshirë këtu dhe planin e masave të vendimit pilot të Manushaqe Putos, e të tjerë.

Në këndvështrimin e Komitetit të Ministrave, Shqipëria i ka përmbushur të gjitha detyrimet, sipas vendimit pilot të Manushaqe Putos, për ngritjen e mekanizmit efektiv të brendshëm, për kompensimin e pronave të shpronësuara nga regjimi komunist.

Komiteti i Ministrave të Evropës duke vlerësuar punën e qeverisë shqiptare për trajnimin e pronave, thekson faktin se plani i kompensimit të pronave do të mbyllet brenda një periudhe 10-vjeçare, një zhvillim ky, i cili garanton çdo pronar, pasi prona e tij do të kompensohet sipas një plani të studiuar.

Njoftimi i plotë:

Këshilli i Evropës konfirmon si funksional dhe efektiv mekanizmin e kompensimit të pronës të miratuar nga Qeveria Shqiptare. Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, në mbledhjen e datës 19 shtator 2018, miratoi Rezolutën për Shqipërinë, me konkluzionin se mekanizmi i ri i kompensimit të pronave, parashikuar me ligjin 133/2015 është plotësisht funksional dhe efektiv.

Në Rezolutë theksohet se Shqipëria ka arritur rezultatet konkrete të angazhimit politik të nivelit më të lartë për të siguruar funksionimin e këtij mekanizmi.

Komiteti i Ministrave vendosi të miratojë rezolutën për mbylljen e procesit të mbikqyrjes të masave të përgjithshme për grupin e çështjeve që lidhen me kompensimin e pronave, duke përfshirë këtu dhe planin e masave të vendimit pilot të Manushaqe Putos e të tjerë.

Në këndvështrimin e Komitetit të Ministrave, Shqipëria i ka përmbushur të gjitha detyrimet, sipas vendimit pilot të Manushaqe Putos, për ngritjen e mekanizmit efektiv të brendshëm për kompensimin e pronave të shpronësuara nga regjimi komunist.

Nëpërmjet kësaj zgjidhjeje, Komiteti i Ministrave ka vendosur se, Shqipëria i ka dhënë fund mungesës së gjatë të një mekanizmi efektiv si dhe është vlerësuar mbështetja politike, financiare dhe teknike që është dhënë nga qeveria shqiptare që nga viti 2014 e në vazhdim.

Në këtë rezolutë, dukshëm janë vlerësuar rezultatet sinjifikative si në trajtimin e kërkesave të vlerësuara me vendim nga Agjensia e Trajtimit të Pronave, numrit të vendimeve të zbatuara të kësaj agjensie si dhe vendosjen në dispozicion të burimeve financiare tejet të konsiderueshme nga Qeveria Shqiptare, për të mbuluar të gjitha pagesat e pronarëve për kompensim.

Vendimi i marrë nga Komiteti i Ministrave, tregon se Shqipëria i ka vendosur në zbatim të gjitha masat e vendosura nga Gjykata Evropiane dhe Komiteti i Ministrave duke vendosur të mosushtrojë më mbikqyrjen e kësaj çështje.

Komiteti i Ministrave, vlerëson angazhimin konkret të Qeverisë në përmbushjen e detyrimeve të vendimeve të Gjykatës Evropiane si dhe në masat konkrete që ka marrë për të garantuar zbatimin e vendimeve të formës së prerë të gjykatave vendase.

Komiteti i Ministrave, ka vlerësuar në këtë proces të gjatë dhe të vështirë, bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare dhe atyre të Këshillit të Evropës në procesin e hartimit dhe zbatimit të mekanizmit të kompensimit të pronave.

Gjatë diskutimeve në Komitetin e Ministrave, nga Sekretariati është vlerësuar rasti i Shqipërisë, si një histori suksesi që garanton funksionimin e procesit të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës Evropiane, duke vlerësuar maksimalisht përpjekjet dhe rezultatet e dukshme që Qeveria shqiptare ka bërë për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës.

Në këtë mënyrë zgjidhim përfundimisht pas 25 vjetësh, problemin e madh të kompensimit të pronave, duke patur një formulë kompensimi për pronarët dhe një mekanizëm ligjor efektiv që lejon që pronarët të dëmshpërblehen, mekanizëm të pranuar dhe të çertifikuar tashmë dhe me këtë vendim të Komitetit të Ministrave.

Kompensimi i pronarëve tashmë është i garantuar dhe sipas përcaktimeve ligjore do të realizohet brenda afatit ligjor 10 vjeçar.

Tashmë, për qytetarët të cilët prej vitesh kanë hasur ndryshime të shpeshta ligjore ose vendime të cilat nuk janë ekzekutuar, kanë një mekanizëm efektiv i cili siguron ekzekutimin e të drejtës së tyre të njohur për kompensim.

 

Tags: pronashqiperia

TË LIDHURA

Tension SHBA-Iran, nafta bie, tregjet të qëndrueshme
Analizë

Tension SHBA-Iran, nafta bie, tregjet të qëndrueshme

17:59 | 23/06/2025
Abuzime me tendera dhe falsifikime, Gjykata e Posaçme shpall fajtorë 4 zyrtarët
Aktualitet

Abuzime me tendera dhe falsifikime, Gjykata e Posaçme shpall fajtorë 4 zyrtarët

16:43 | 23/06/2025
Gjetja e kufomës në lumin Shkumbin, policia: Dyshohet se…
Aktualitet

Gjetja e kufomës në lumin Shkumbin, policia: Dyshohet se…

16:17 | 23/06/2025
Next Post
A e ndjetë tërmetin e radhës në vend? Ja ku ishte epiqendra

A e ndjetë tërmetin e radhës në vend? Ja ku ishte epiqendra

Zbardhet afera korruptive/“Rama do ti japë 60 milionë euro klientit të tij”

Zbardhet afera korruptive/“Rama do ti japë 60 milionë euro klientit të tij"

I dhanë 2 mijë euro prokurorit, burg për dy avokatë

I dhanë 2 mijë euro prokurorit, burg për dy avokatë

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

22:47 | 21/06/2025




TË FUNDIT

SHBA-Izrael të bashkuar për Iranin: Trump dhe Netanyahu në një linjë
Analizë

SHBA-Izrael të bashkuar për Iranin: Trump dhe Netanyahu në një linjë

by mirseda
18:32 | 23/06/2025
0

Ministri i Ekonomisë i Izraelit, Nir Barkat, thotë se është shumë e qartë se Trump dhe kryeministri...

Ndeshja e parë e Egnatias në Champions League, UEFA jep dakordësinë për…

Ndeshja e parë e Egnatias në Champions League, UEFA jep dakordësinë për…

18:03 | 23/06/2025
Tension SHBA-Iran, nafta bie, tregjet të qëndrueshme

Tension SHBA-Iran, nafta bie, tregjet të qëndrueshme

17:59 | 23/06/2025
Nga postimet në rrjetet sociale te truket ushtarake, si e mori Donald Trump vendimin për të sulmuar Iranin…

Nga postimet në rrjetet sociale te truket ushtarake, si e mori Donald Trump vendimin për të sulmuar Iranin…

17:48 | 23/06/2025
Juventus mendon për sulmin, objektivi për ofensivën bardhezi

Juventus mendon për sulmin, objektivi për ofensivën bardhezi

17:19 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com