Kreu demokrat Basha, edhe një herë tjetër i ka mëshuar fort faktit se Vetting-u në politikë, është zgjidhja e vetme e ndarjes së politikës nga krimi. Por përveç kësaj, Basha bëri edhe një tjetër propozim, ku u shpreh se shumë shpejt PD do të prezantojë amendimin e ligjit anti-mafia, me anë të cilit do të konfiskohen asetet kriminale dhe do të hetohen të gjitha koncensionet.
“Vetting-u politik është zgjidhja që kemi propozuar, dhe jemi të gatshëm ta realizojmë atë. Por do të prezantojmë edhe projektligjin anti-mafia, me anë të cilit do të verifikohen të gjitha koncesionet, dhe do të konfiskohen asetet kriminale”, tha Basha.