Një 33-vjeçar është vënë në pranga, pasi prej muajsh ka kërcënuar ish të dashurën e tij, një 29-vjeçare nga Mantova, me synimin për t’i marrë gjithnjë e më shumë para. 33-vjeçari nga Polesine Parmense u arrestua nga Karabinierët e Guastalla.
“Më jep para, përndryshe ju e dini se çfarë ndodh, do iu dërgoj një shqiptar që do iu lëndojë ju dhe familjen tuaj”. Ky është kërcënimi që i bënte herë pas here i riu ish-të dashurës së tij.
Gruaja, nga frika se diçka mund të ndodhte me të dhe familjen e saj, në fund të gushtit e kishte takuar atë në një bar ku i kishte dhënë torturuesit të saj një shumë totale në vlerë mbi 5,000 €. Ajo nuk kishte para për të përmbushur kërkesat ë zhvatësit, kështu ishte detyruar që të marrte paratë e babit, i cili i kishte mbledhur ato për të jetuar.
Por babai i vajzës, pas kërkesës së fundit nga zhvatësi ka denoncuar rastin në polici. Dje pas dite vajza do ta takonte të riun në një vend parkim pranë një supermarki në Reggio Emilia, ku do t’i dorëzonte 300 euro. Policia e ka ndjekur dhe e ka vënë në pranga./TIRANA TODAY/