Champions League sapo ka ngritur siparin e sezonit të ri dhe pritet që të ketë shumë shpërthime talentesh të rinj. Kujtojmë që ylli i fundit që “pushtoi” botën shpërtheu pikërisht në këtë kompeticion me Monacon, Kylian Mbappe. Ndërsa për sezonin e ri janë disa futbollistë të rinj të cilët do të kenë mundësinë të tregojnë klasin e tyre, duke filluar nga kampioni i Premier League, fëmijët e legjendave dhe “molla e sherrit” mes Romës e Barcelonës.
Malcom, 21 vjeç, Barcelona – Mesfushori me tipare sulmuese u bë “mollë sherri” këtë verë mes Romës dhe katalanasve, me këta të fundit që e rrëmbyen brazilianin nga Bordo në momentet e fundit kur Malcom po nisej për në Itali. Gjithsesi kjo ka kaluar tani dhe ai është në qendër të vëmendjes te Barcelona. Edhe pse ka konkurrencë të fortë në ekip, braziliani do të përpiqet që të luajë në ndeshjet e Champions League dhe të tregojë aftësitë e tij më të mira.
Frenkie de Jong, 21 vjeç, Ajax – Mesfushori ka bërë një sezon të shkëlqyer në kampionatin vendas, ndërsa ra në sytë e të gjithë Evropës në ndeshjen Holandë-Francë. U raportuar se për të Ajax ka refuzuar rreth 40 milionë euro nga Tottenham dhe Barcelona. Ndërkohë që holandezët do të ndeshen me Benfikën dhe AEK-un për vendin e dytë në Grupin E, prapa Bayern Munchen, mesfushori që me aftësitë e tij e kanë bërë të krahasohet me Luka Modric është gati të shpërthejë në sytë e të gjithëve.
Lautaro Martinez, 21 vjeç, Inter – Sulmuesi Argjentinas ka provuar se mund të luajë në një arenë të madhe si ajo evropiane duke veshur fanellën e Inter. Martinez i tregoi vlerat e tij sapo mbërriti në Evropë, pasi shënoi një gol të bukur kundër Atletico Madrid për International Champions Cup. Aktualisht është i dëmtuar, por që nga ndeshja e ardhshme pritet të jetë gati për të treguar vlerat e tij në fushë.
Djibril Sow, 21 vjeç, Young Boys – Zviceranët u kualifikuan për në grupet e Champions League pasi mundën Dinamon e Zagrebit në play-off dhe tani do të përballen me Manchester United, Valencia dhe Juventus. Kundërshtarët tepër të fortë por mesfushori jashtëzakonisht premtues, Djibril Sow është i gatshëm për të treguar formën e tij më të mirë. Objektivi i Arsenal arriti që të sjellë titullin kampion të Zvicrës te Young Boys pas 22 vitesh. Ai debutoi edhe me përfaqësuesen e Zvicrës, në fitoren 6-0 ndaj Islandës për Nations League.
Goncalo Guedes, 21 vjeç, Valencia – Ashtu si Frenkie de Jong, Guedes gjithashtu thuhet se ka refuzuar një lëvizje në një klub në veri të Londrës këtë verë, duke zgjedhur Valencia mbi Arsenalin ndërsa ai e la PSG në një marrëveshje me vlerë 40 milion euro. Mesfushori portugez nuk është i huaj për spanjollët, pasi ka luajtur 33 ndeshje në La Liga për ta në huazim nga PSG sezonin e shkuar, duke shënuar pesë gola. Megjithatë, këtë sezon 21-vjeçari, i cili gjithashtu ka impresionuar vendin e tij në Kupën e Botës, do të shijojë eksperiencën e tij të parë në Champions League në një grup që përfshin Manchester United, Young Boys dhe Juventus.
Jadon Sancho 18 vjeç, Borusia Dortmund – Një tjetër talent i dalë nga akademia e Manchester City, vendosi të provojë diku tjetër dhe shkoi te Dortmund në Gjermani për afërsisht 8 milionë paund. Trajneri i tij te moshat e Man. City e ka cilësuar si Neymari i ardhshëm, i cili bëri 12 ndeshje me Dortmund sezonin e kaluar dhe i shënoi Bayern Leverkusen, duke e bërë anglezin më të ri që ka shënuar në Bundesliga. Jadon dha edhe dy asist te Dortmund dhe këtë vit pritet që të shpërthejë dhe Champions League është vendi i duhur për ta bërë një gjë të tillë.
Justin Kluivert, 19 vjeç, Roma – Verdhekuqtë shpresojnë se goditja e tyre në merkaton e verës të qëllojë e duhur edhe pse premisat duken pozitive. Justin Kluivert, i biri i ish-sulmuesit të Barçës Patrick, ishte lojtari kryesor te Ajax, të cilët përfunduan në vend të dytë sezonin e kaluar në Eredivise. Kluivert arriti të shënojë 10 gola, madje shënoi edhe tripletën e tij të parë. Edhe pse në Seria A është aktivizuar vetëm dy herë si zëvendësues, ai arriti të bëhet protagonist që në ndeshjen e parë, atë ndaj Torino, ku holandezi dha asist për Dzeko, i cili shënoi golin e vetëm të asaj sfide.
Timothy Weah, 18 vjeç, PSG – Kluivert nuk është i vetmi lojtari i një ish-futbollisti të madh, edhe Timothy mban mbi supe një mbiemër të rëndë, të cilin babai i tij, George, ishte ndër sulmuesit më të fortë në botë, madje në sezonin 1994-95 u shpall golashënuesi më i mirë në Champions League. Sidoqoftë, sulmuesi 18-vjeçar ka hapur serinë e golave për këtë sezon me PSG, pasi i shënoi Monaco-s në finalen e Superkupës së Francës. Po ashtu, ka shënuar edhe në Ligue 1, ndaj Caen. Pas treshes së sulmit të frikshëm të PSG është edhe emri i Timothy që mezi pret mundësinë për të debutuar në Champions, pse jo për të shënuar ndaj ekipeve si Napoli, Liverpool apo Crvena Zvezda.
Phil Folden, 18 vjeç, Manchester City – Lojtari më i ri që ka marrë medalje si kampion në Premier Legue. Folden ka luajtur edhe për trofe të tjera me City, më konkretisht në League Cup dhe në Community Shield. Mesfushori anglez ka pak gjasë që të luajë në ndonjë ndeshje, por nëse lojtarët e Guardiolës marrin rezutate të thella mund të ketë minuta edhe për të në fazën e grupeve të Champions League.
Martin Terrier, 21 vjeç, Lyon – Sulmuesi Terrier u bashkua me Lyon në janar të vitit 2018 për 11 milionë euro nga Lille, por vetëm kohët e fundit bëri debutimin në Ligue 1, pas një huazimi të gjatë te Strousbourg. Këtë vit e ka nisur me shumë vrull duke ngritur nivelin e lojës së tij së tepërmi, madje arriti të shënojë edhe një gol. I detyruar të luajë ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt me dyer të mbyllura për shkak të trazirave të tifozëve në sezonin e kaluar në Europa League, Lyon do të shpresojë që Terrieri i mrekullueshëm të kalojë të gjithë vëmendjen ndaj tij në veprim në fushë.