Një mjet është shkrumbuar në qytetin e Shkodrës. Mjeti tip Ford me targa AA 368 RA në pronësi të shtetases më iniciale A L., ka qenë i parkuar pranë banesës në rrugën “Qemal Draçini”.
Paraprakisht pretendohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm. Mjeti më parë është spërkatur me lëndë djegëse dhe më pas i është vënë flaka.
Për të hedhur dritë mbi këtë rast, policia ka shoqëruar disa persona, si dhe po verifikon kamerat e sigurisë së objekteve përreth.
“Më datë 18.09.2018, ora 01.30, jemi njoftuar se në lagjen “Vojo Kushi” ka rënë zjarr në automjetin tip Ford me targë AA 368 RA, i cili është djegur pjesërisht, në pronësi të shtetases A. L. banuese në fshatin Stajke, bashkia Vau i Dejës. Menjëherë është ndërhyrë nga shërbimi MNZ, dhe po kryejnë veprimet me grup hetimor për gjetjen dhe sqarimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, deklaron policia.