Kryedemokrati Lulzim Basha tregon se është i vendosur dhe i bindur në realizimin e vettingut në politikë.
Lideri i PD-së ka postuar në rrjetin social “Facebook” një video e cila tregon se cilat janë pesë rregullat kryesore për vettingun e politikanëve.
Së pari, vettingun e politikanëve nuk do ta bëjë politika, nuk do ta bëjë Kuvendi.
Së dyti, struktura e vettingut do të p[përbëhet nga profesionistë të pavarur nga politika.
Së treti, vettingu i politikanëve do të ketë mbikëqyrje ndërkombëtare.
Së katërti, vettingu i politikanëve do të jetë krejtësisht i pavarur nga ai i drejtësisë.
Dhe së pesti, vettingu i politikanëve do të jetë i thjeshtë dhe transparent si dekriminalizimi, i cili nxori nga Kuvendit dhe zyrat e shtetit 333 persona me të kaluar kriminale.