Një njëzet vjeçar shqiptar, i cili është anëtarë i Partisë Demokratike, ka mbajtur në Itali një fjalim në Ravenna. Fjalimi i tij po bën bujë, dhe shtypi italian po i bën jehonë deklaratës së shqiptarit, Bernard Dika. Ai vjen nga një familjes emigrantësh, dhe ka bërë një deklaratë të fortë, për të gjithë ata që shkojnë si të tillë në Itali: “Kush vjen të respektojnë rregullat!”, ka qenë kjo deklarata e bërë nga i riu shqiptar, raporton corriere.it.
“Erdhën në Itali nga me anije Shqipëria. Babai im është murator, mamaja ime këtu ka punuar si sanitare”.
Bernard Dika, është student në Firence dhe prej 5 vitesh është anëtarë i Partisë Demokratike. Dika, me origjinë nga Shqipëria, foli edhe për historinë e prindërve të tij.
Sipas tij, për të gjithë emigrantët thuhet se kanë të njëjtat të drejta si italianët, por ama kanë edhe të njëjtat detyre.
Publiku i asamblesë së qarqeve të Partisë Demokratike të Ravenës kishte mbetur i impresionuar nga ndërhyrja e Bernard Dika. Sipas tij partia në pushtet ka një mungesë të qartë të orientimit të emigrantëve.
“Shumë njerëz më thërrasin dhe më thonë të shikoj se ka shumë programe politike, por po të njëjtat gjëra thonë”, u shpreh militantit i ri.
“Pastaj ka tre përfaqësues të Partisë Demokratike që thonë 20 gjëra të ndryshme, jam krenar që jam në një parti të tillë, krenare që jam pjesë e saj, por dua të krenohem për të qenë në një parti që duhet të jetë e qartë në linjë”, tha Bernard Dika, ku mori duartrokitjet e të pranishmëve.
Por më e mira do të vijë. Dika bën thirrje për nevojën e “mbajtjes së kongresit sa më shpejt të jetë e mundur”. “Ne duhet të gjejmë një vijë politike dhe ecim përpara së bashku për të vërtetë, jo vetëm për të marrë një pamje dhe për të hyrë në një listë zgjedhjesh, duke luajtur me bukurinë e bërjes së politikës si të ishim aktor, por për pasionin për të ndryshuar gjërat “, tha djali me një zemër të hapur./TIRANA TODAY/