Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Në QSUT ka mungesë të medikamentit jetësor, “nuk ka pasur dhe nuk ka!”

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Farmacitë nuk kanë ilaçe për të sëmurët me parkinson dhe epilepsi

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” gjatë muajit Shtator ka munguar medikamenti i quajtur “Avastin”. Emisioni “Stop” konstatoi mungesën e këtij medikamenti në pavionin onkologjik dhe u interesua pranë depos farmaceutike në QSUT.

Qytetarja – Si je? Si kalon? Interesohem për një medikament, “Avastin”.

Punonjësja – Po!

Qytetarja – Ka?

Punonjësja – Interesohuni tek mjeku!

Qytetarja – Po se mjeku thotë nuk ka. Ku të pyes, ku më orienton diku tjetër?

Punonjësja – Tek drejtoria, pastaj.

Duke qenë se në depon farmaceutike nuk mori asnjë informacion, qytetarja iu drejtua faramcisë qendrorë të QSUT.

Qytetarja – Thjesht dua të pyes për një medikament…

Punonjësi – Atëherë pyesni aty ku duhet!

Qytetarja – A është kjo farmacia qendrore?

Punonjësi – Farmacia qendrore është, por nuk të jep ty xhevap!

Qytetarja – Unë pyeta aty tek Depoja Farmaceutike, aty tek onkologjiku dhe s’më dhanë përgjigje dhe thashë të pyes këtu njëherë.

Punonjësi – Po ato si të thanë, shko tek farmacia qendrore?

Qytetarja – Jo, erdha unë.

Punonjësi – Informacionet tek drejtoria.

Qytetarja iu drejtua  Drejtorisë së Përgjithshme të QSUT-së, ashtu siç i thanë edhe te depoja farmaceutike edhe te farmacia qendrore,  për të pyetur për medikamentin që duhet të marrë pacienti.

Qytetarja – Isha tek Depoja Farmaceutike për të pyetur për një medikament, edhe aty tek depoja tek onkologjiku, dhe më thanë që të pyes tek drejtoria për një medikament, “Avastin”.

Punonjësja 1 – “Avastin”?

Qytetarja – Po!

Punonjësja 1 – Si të thanë tek farmacia e spitalit?

Qytetarja – Aty më thanë pyet mjekun. Mjeku thotë pyet ato tek depoja.

Punonjësja 2 – Të hënën e ka pasur?

Qytetarja – Po, të hënën e ka pas.

Punonjësja 2 – Pacienti është shtruar?

Qytetarja – Po, e kishte edhe në kartelë.

Punonjësja 2 – ( Flet në telefon) Të pyes pak? Është një paciente e shtruar tek onkologjiku dhe ka pasur për të marrë “Avastin”-in të hënën. Nuk ka pasur? Ok! Mirë, rrofsh! Pafshim! Ciao! Ciao! Nuk ka pasur dhe nuk ka!

Qytetarja – Çfarë duhet të bëjmë ne tani?

Punonjësja 2 – Do të bësh një ankesë me shkrim t’ia çojmë drejtorit.

Qytetarja – Po mirë, po e bëjmë. Ok!

Pra pas ping-pongut në depon farmaceutike, farmacine qendrore dhe Drejtorinë e Përgjithshme të QSUT-së, përgjigja ishte se nuk ka patur dhe nuk ka “Avastin”.

Por pak ditë më vonë, falë këmbënguljes së emisionit “Stop”, pacientët e Onkologjikut mund të marrin shërbimin dhe medikamentin “Avastin” që u nevojitet./tvklan.al/

Tags: jetësorka pasurmungesëQSUTtë medikamentit

TË LIDHURA

CNN: Tensione në Shqipëri pas akuzave ndaj Ballukut
Aktualitet

CNN: Tensione në Shqipëri pas akuzave ndaj Ballukut

22:08 | 23/12/2025
Aksident në aksin Vrion-Krane, automjeti përmbyset në kthesën e Finiqit
Aktualitet

Aksident në aksin Vrion-Krane, automjeti përmbyset në kthesën e Finiqit

21:12 | 23/12/2025
Emrat/ Rrëmbyen dy persona në vitin 2023, dërgohen në gjykim tre të dyshuarit
Aktualitet

Emrat/ Rrëmbyen dy persona në vitin 2023, dërgohen në gjykim tre të dyshuarit

20:25 | 23/12/2025
Next Post
Agolli i dëshpëruar: E dhuruam këtë ndeshje, doja që të luaja

Agolli i dëshpëruar: E dhuruam këtë ndeshje, doja që të luaja

Publikohet video e rrëmbimit të Elvis Troqes në Vlorë

Publikohet video e rrëmbimit të Elvis Troqes në Vlorë

John Terry refuzon 3 milionë euro në sezon nga Rusia, shkak bëhet familja

John Terry refuzon 3 milionë euro në sezon nga Rusia, shkak bëhet familja







JU REKOMANDOJMË

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Ilir Meta dëshmon në SPAK, : më informuan se protesta do të ishte e dhunshme, do mbyllej me vrasje

Ilir Meta dëshmon në SPAK, : më informuan se protesta do të ishte e dhunshme, do mbyllej me vrasje

15:18 | 18/12/2025




TË FUNDIT

Mekanizëm i ri nominimesh, cilët banorë shkuan në televotimin e parë të e Big Brother VIP 5
Showbizz

Mekanizëm i ri nominimesh, cilët banorë shkuan në televotimin e parë të e Big Brother VIP 5

by mirseda
00:44 | 24/12/2025
0

Një mekanizëm i ri nominimesh është shfaqur në edicionin e pestë të Big Brother VIP. Katër banorët...

Surprizat nuk kanë fund, kush është banorja e radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5

Surprizat nuk kanë fund, kush është banorja e radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5

00:06 | 24/12/2025
Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

23:57 | 23/12/2025
Për herë të dytë në Big Brother/ Kush është banorja më e re që bëhet pjesë e shtëpisë

Për herë të dytë në Big Brother/ Kush është banorja më e re që bëhet pjesë e shtëpisë

23:18 | 23/12/2025
Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova mirëpresin bebin nr. 4!

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova mirëpresin bebin nr. 4!

22:48 | 23/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com