Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

20 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, atentatet e misteret e krimit

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
20 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, atentatet e misteret e krimit

Sot mbushen plot 20 vite nga ndarja nga jeta e heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, i cili mbeti i vrarë pas një atentati të bërë ndaj tij më 12 shtator të vitit 1998. Që nga viti 2013, eshtrat e liderit të dhjetorit prehen në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”. Azem Hajdari, vetëm 35-vjeç, një nga politikanët më popullorë të Shqipërisë, u qëllua për vdekje ndërsa po dilte nga selia e Partisë Demokratike në Tiranë.

Ai u qëllua nga njerëz të armatosur, në një automjet të parkuar, përpara godinës së PD-së. Azem Hajdari ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike, partia e parë opozitare në vend, pas periudhës së diktaturës. Për vrasjen e tij janë hamendësuar motive nga më të ndryshmet; politike, hakmarrje, rivalitete, grindje, etj.

Kjo vrasje, e cilësuar si “vrasja e shekullit” nga Ismail Kadare, është ende e mbuluar me mister. Ndërsa shumë njerëz ende pyesin: “Pse dhe kush e vrau Azem Hajdarin?”.

Atentatet e dështuara

Atentati i pari ndodhi në qershor të vitit 1997, në Shkallnuer të Durrësit. Azem Hajdari tentohet të vritet me bombë, por atentati dështoi. Dy muaj më vonë, atij iu zu pritë në Qafën e Buallit në Sarandë, ndërsa në 18 shtator 1997 mbetet i plagosur i qëlluar me pesë plumba nga deputeti i Partisë Socialiste, Gafurr Mazreku, në korridoret e Kuvendit të Shqipërisë. Më 14 shkurt 1998, iu organizua një pritë në Milot, ku makina e tij e blinduar u qëllua me breshëri. Së bashku me Azemin në makinë ishte edhe djali i tij 14-vjeçar në atë kohë, Kiri. Atentati i fundit përpara se të vritej, Azemit iu bë më 3 qershor 1998 në Tropojë, ndërkohë që mbeti i plagosur ish-drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Bardhyl Pollo.

Lajmi për vrasjen e Azem Hajdarit u publikua nga të gjitha mediat kryesore në botë, nga stacionet televizive më prestigjioze të botës, dhe vdekja e tij u cilësua si një humbje e madhe për demokracinë në Shqipëri.

Aktiviteti politik i Azem Hajdarit

– Dhjetor 1990 – Udhëheqës i Lëvizjes Studentore;

– Dhjetor 1990 – shkurt – Kryetar i Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike;

– 1991 – 1993 – Nënkryetar i Partisë Demokratike

– 31 mars 1991- Deputet i Partisë Demokratike për Shkodrën;

– 22 mars 1992 – Deputet i Partisë Demokratike për Shijakun;

– 26 maj 1996 – Deputet i Partisë Demokratike për Bulqizën;

– 29 qershor 1997 – Deputet i Partisë Demokratike për Tropojën;

– 1992-1996 – Kryetar i Komisionit Kuvendor për Rendin Publik dhe SHIK-un;

– Nëntor 1996 – Kryetar i Sindikatave të Pavarura Shqiptare;

– Qershor 1997 – Kryetar i Komisionit Kuvendor për Mbrojtjen Kombëtare.

 

 

Tags: atentatetAzem Hajdari

TË LIDHURA

PD foltore pa Berishën, protestën para Kryeministrisë e drejton Noka
Politikë

PD foltore pa Berishën, protestën para Kryeministrisë e drejton Noka

19:08 | 16/03/2026
Boçi: PD ka kërkuar dëgjesa të hapura, terreni i vërtetë i opozitës
Politikë

Boçi: PD ka kërkuar dëgjesa të hapura, terreni i vërtetë i opozitës

19:02 | 16/03/2026
Skandali “Balluku”/ PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë
Politikë

Skandali “Balluku”/ PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë

18:33 | 16/03/2026
Next Post
Fotot/Roza Lati tregon sa paguhet për zhveshjet në Instagram

Fotot/Roza Lati tregon sa paguhet për zhveshjet në Instagram

Dielli është në favorin tonë/ Temperaturat, ideale për të shkuar në plazh

Dielli është në favorin tonë/ Temperaturat, ideale për të shkuar në plazh

Emri/Njihuni me ‘heroin’ shqiptar, babai i dy fëmijëve që sakrifikoi jetën për…

Emri/Njihuni me 'heroin' shqiptar, babai i dy fëmijëve që sakrifikoi jetën për...







JU REKOMANDOJMË

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur – mes tyre fëmijë

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur – mes tyre fëmijë

14:45 | 16/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026




TË FUNDIT

Trump: Franca gati të ndihmojë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump: Franca gati të ndihmojë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
19:11 | 16/03/2026
0

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin francez Emmanuel Macron. Trump...

PD foltore pa Berishën, protestën para Kryeministrisë e drejton Noka

PD foltore pa Berishën, protestën para Kryeministrisë e drejton Noka

19:08 | 16/03/2026
Reuters: Hamasi takohet për herë të parë me ‘Bordin e Paqes’ të themeluar nga Trump

Reuters: Hamasi takohet për herë të parë me ‘Bordin e Paqes’ të themeluar nga Trump

19:04 | 16/03/2026
Boçi: PD ka kërkuar dëgjesa të hapura, terreni i vërtetë i opozitës

Boçi: PD ka kërkuar dëgjesa të hapura, terreni i vërtetë i opozitës

19:02 | 16/03/2026
Kancelari gjerman: Lufta në Iran nuk është çështje e NATO-s

Kancelari gjerman: Lufta në Iran nuk është çështje e NATO-s

18:52 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com