Prej 5 ditësh një 15-vjeçare nga Bulqiza vijon të jetë ende e zhdukur, ndërsa policia ka arrestuar personin e 4-t, i cili dyshohet se në bashkëpunim me disa persona të tjerë kanë rrëmbyer atë nga familja dhe kanë kërcënuar me armë nënën e saj të tërheqë kallzimin që kishte bërë për ngjarjen.
Ndërsa në kërkim vijon të jetë ende 30-vjeçari me iniciale F.T, i dënuar më herët për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Ndërkaq, mësohet se 30-vjeçari F.T dhe personi i arrestuar sot, Edison Dangri hynë në banesë dhe rrëmbyen vajzë, ndërsa personat e tjerë kërcënuan gruan që të tërhiqte denoncimin.
Policia thotë se po punohet intensivisht për gjetjen e adoleshentes, si dhe për kapjen e personit të pestë, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.