Një sasi e konsiderueshme lekësh duket se i janë vjedhur ministres së Shëndetësisë. Këtë të dhënë e jep ish-kryeministri Berisha, ku bën publik mesazhin e një qytetari.
Sipas denoncuesit, lekët i mbante këshilltarja e ministres së Shëndetësisë, e cila sipas tij, është edhe sekserja e Ogerta Manastirliut.
Asaj i kanë vjedhur para pesë ditësh plot 200 mijë euro në shtëpi. Lekët ishin fshehur në banesën e cila ndodhet afër maternitetit të ri.