Një ndeshje derbi gjithmonë shoqërohet me trazira, pasi rivaliteti mes tifozerive është mjaft i madh. Por ajo që ka ndodhur në Brazil ka kaluar çdo limit, pasi tifozët janë përleshur masivisht dhe dhunshëm, saqë disa prej tyre kanë mbetur pa ndjenja në asfalt nga shkelmat dhe sendet e forta që janë goditur.
Ky veprim ndodhi midis tifozëve të 19-vjeçarëve të skuadrave, America RN dhe ABC. Një sherr si nëpër filma është cilësuar kjo përleshje e cila kërkoi ndërhyrjen e policisë për të normalizuar situatën.