Një incident i pakëndshëm ka ndodhur me Kombëtaren shqiptare të futbollit. Ata kishin rezervuar për të kaluar në terminalin VIP të aeroportit Nënë Tereza, por mësohet se kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Skocisë si pasagjerë të zakonshëm.
Ndërkohë Ministria e Jashtme i mohon trajtim preferencial Kombëtares. Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë Izraeli kaloi në terminalin VIP të aeroportit, raporton “News 24”.
Shqipëria do të udhëtonte sot nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt Skocisë, aty ku do të luhet ndeshja e dytë e grupit 1 të Ligës së Kombeve.
Nuk dihet përse ky trajtim për kombëtaren shqiptare kur kujtojmë që vetëm dy vite më parë qeveria iu dha futbollistëve pasaporta diplomatike.
Por, vlen të kujtojmë se një grup të rinjsh janë bërë bashkë në stadiumin ‘Elbasan Arena’, ku u zhvilluan sfida Shqipëri-Izrael. Duke përfituar nga situata, ata kanë nxjerrë banderolën ku shkruhej ‘Rama ik!’.
https://tiranatoday.com/670-police-nuk-ndalojne-dot-te-rinjte-e-frpd-video/
Ky mesazh i ishte deleguar Ramës nga të rinjtë e FRPD-së. Opozita prej ditësh ka ngritur zërin ndaj bandave që janë ulur këmbëkryq, dhe asnjë prej tyre nuk kapet. Ata madje shkojnë më tej duke përmendur emra deputetësh, si të lidhur me mafien.
Shkodra është tronditur nga një sërë atentatesh mafioze gjatë muajve të fundit, të cilat thuajse të gjitha kanë mbetur të pazbardhura, ndërsa në qytet është krijuar një klimë e nderë tensioni. Opozita ka akuzuar në mënyrë të vazhdueshme se këto akte kriminale po kryhen nga banda të caktuara, të lidhura me qeverinë dhe që mbrohen nga kjo e fundit./TIRANA TODAY/