Aktori simpatik turk që ka çmendur vajzat, Çagatay Ulusoy u bë i njohur në Shqipëri me rolin e “Sarp” në serialin “I infiltruari” e tanimë është kthyer edhe në një nga aktorët më të komentuar në media. Pak muaj më parë bëri bujë lajmi se 27-vjeçari ishte arrestuar për shkak se u kap me drogë të cilën siç deklaroi nuk e përdorte vetë, shkruan Xing.al.
Së fundmi aktori nuk po e gjen më kënaqësinë tek aktrimi, por ka gjetur një pasion tjetër, artin e qeramikës. Mediat turke shkruajnë se Çagatay do e kthejë shtëpinë e tij në një punishte qeramike dhe ta zhvillojë si biznes këtë art për të cilin po merr mësime për ndërtimin e vazove.