Futbolli në Danimarkë është në krizë të plotë dhe tani po përballet me një ndër skandalet më të mëdha që ka njohur historia. U mendua se ishte vetëm një ngërç dhe se shumë shpejt do të zgjidheshe, por situata ka dalë nga kontrolli dhe futbollistët e kombëtares nuk janë tërhequr. Ata patën një përplasje me Federatën Daneze të Futbollit për shfrytëzimin e imazhit.
Duke mos gjetur asnjë lloj akordi dhe tërheqjen e Federatës nga bisedimet që kishin nisur disa muaj më parë, futbollistët kanë vazhduar bojkotin. Nga ana tjetër edhe Federata nuk ka “lëshuar pe” dhe për këtë arsye kombëtarja do të jetë e formuar nga futbollistë të ligave amatore apo futsallit.
Klube të Superligës dhe kategorisë së parë nuk janë vënë në dispozicion të Federatës për këto dy ndeshje, ndërsa disa klube të kategorisë së dytë kanë deklaruar se solidariteti është më i rëndësishëm se shansi i marrjes së famës nëpërmjet një, ose dy ndeshjeve ndërkombëtare.
E gjitha përfundoi si një nga skandalet më të mëdha të futbollit danez. Vendi nordik ka publikuar listën zyrtare të lojtarëve të grumbulluar. Të gjithë futbollistët vijnë nga liga amatore ose futbolli i sallës. Takimet do të luhen në kuadër të Ligës së Kombeve. Ja lista e plotë:
Morten Bank – Avarta
Christian Bannis – TPI
Mads Priisholm Bertelsen – TPI
Christian Bommelund Christensen – Jægersborg Boldklub
Rasmus Gaudin – Vanløse
Adam Fogt – Kastrup
Anders Fønss – TPI
Victor Hansen – Frederikssund
Anders Hunsballe – Greve
Oskar Højbye – Vanløse
Christoffer Haagh – Jægersborg Boldklub
Christopher Jakobsen – Hillerød
Nicolai Johansen – Vanløse
Rasmus Johanson – HIK
Kevin Jørgensen – Jægersborg Boldklub
Kasper Kempel – Skovshoved
Daniel Nielsen – Vanløse
Troels Cillius Nielsen – Birkerød
Christian Offenberg – Avarta
Kasper Skræp – TPI
Daniel Holm Sorensen-Skovshoved
Simon Vollesen-Bikerod
Louis Veis- Jagersobr Boldklub