Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Rrëfimi i Lorik Canës/Do të stabilizohem në Shqipëri, ja çfarë i thashë Meritan Shabanit

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Rrëfimi i Lorik Canës/Do të stabilizohem në Shqipëri, ja çfarë i thashë Meritan Shabanit

Shqipëria nis edicionin e ri për Ligën e Kombeve me synimin për të arritur në Europian, ndërkohë që për të nis edicioni i dytë i paangazhuar në futbollin e luajtur. Një jetë në Kombëtare dhe një jetë me futboll, bëjnë që Lorik Cana të jetë momentalisht shumë i lidhur dhe i informuar për çfarë ndodh me kuqezinjtë, por edhe kampionatin shqiptar. Duke jetuar në Tiranë, ish-kapiteni i përfaqësueses gjen mundësinë për të ndjekur skuadrat e kryeqytetit dhe njëkohësisht edhe ekipet e tjera të Superiores që vijnë në “Selman Stërmasi”. Në një rrëfim ekskluziv për “Panorama Sport”, Cana flet edhe për talentin e ri të Bajernit të Mynihut dhe kontaktet me familjen e tij.

Çfarë po bën Cana aktualisht?

Nga muaji shtator besoj do të stabilizohem në Shqipëri, deri në vitin e ardhshëm. Do të jem këtu, sepse projektet me fondacionin apo edhe me Champions-in, pa harruar edhe projektet jashtë sportit me kompaninë e teknologjisë në Kosovë, në të cilën jam i përfshirë dhe partner, si dhe afërsia me babanë, Agimin, i cili është në momentin kyç sa i përket projektit që kërkon të ketë për klubin e Vllaznimit të Gjakovës. Besoj se përputhen kushtet të gjitha, duke jetuar në Tiranë. Prezenca më e vazhdueshme në secilën më detyrojnë që të rri këtu.

Së fundmi, emri juaj është përmendur si negociator për Meritan Shabanin, lojtarin e Bajernit. Si është situata me të?

Unë Shabanin nuk e kisha dëgjuar. E pashë rastësisht vitin e kaluar ku në ndeshjen e fundit të Bajernit u aktivizua me dy moshatarë të rinj të skuadrës. Nuk e njihja. Por, pashë një lojtar 19 vjeç, i cili më rikujtoi pak veten në një pozitë komplet ndryshe, me një cilësi komplet ndryshe. Një futbollist, i cili në moshën 19 vjeç luan me Bajernin dhe ishte një gjë e jashtëzakonshme. Federata më kërkoi nëse mund të flisja unë me familjen e Meritanit.

Cila ishte përgjigjja juaj?

Ju thashë, “patjetër që po. Do flas!”

Çfarë ndodhi në komunikim?

Kam folur me të vëllain e tij, i cili merret me bisedimet dhe palët që duan ta kontaktojnë djalin.

Ju përgjigj?

Po! I kam thënë shkurt e shqip: “Së pari jemi shumë krenar që një djalë 19-vjeçar i joni luan me Bajernin. I thashë në një mënyrë sa më miqësore dhe vëllazërore, që në rast se do të ketë nevojë për çfarëdolloj ndihme apo këshille, do të jetë i mirëseardhur. Kemi shkëmbyer kontaktet. Kemi folur rreth 10 minuta dhe i kam thënë që e rëndësishme është që djali të mos ketë presion dhe të mos e ndiejë atë. Mbi të gjitha, ai të bëjë zgjedhjen që ai e ndien më mirë. Ka lindur në Gjermani, ka pasaportën gjermane dhe ka të drejtën për Gjermaninë, Kosovën apo Shqipërinë. I kam thënë që absolutisht nuk do e paragjykojë asnjëri dhe i kam dhënë vetëm një këshillë: Takoji njerëzit.

Është edhe Kosova e interesuar, mësohet se vetë trajneri Shaland po kontakton…

Kosova ka disa muaj që po kontakton. Unë ju kam thënë që të mos bëhen indiferent ndaj kontakteve. Pavarësisht se keni vendosur që të mos nxitoheni, takojini njerëzit. Federatën e Kosovës, federatën shqiptare. Patjetër që djali ka të drejtën normale që të luajë për Gjermaninë. Unë i thashë, ‘për mendimin tim, meqenëse është brezi i parë që ka nisur aty dhe meqenëse ju flisni shqip, jeni familje shqiptare ju inkurajoj që djali të përfaqësojë vendin e tij. Qoftë Kosovën, lojtarët e saj në mënyrë natyrale shkojnë tek ajo, ose nëse është rritur me Kombëtaren shqiptare dhe e ka parë si një identitet të rëndësishëm, të luajë për Shqipërinë.

Ai do t’i nevojitet dhe do të bënte një punë të jashtëzakonshme, një kontribut qoftë Kosovës dhe qoftë Shqipërisë. Mos u keqinfluenconi nga njerëzit, nga mediat, etj. Djali duhet të rrijë i qetë dhe të bëjë vendimin që ai e zgjedh dhe asnjeri për të”. Më tej, nëse do të kenë nevojë për këshilla, për përvojë, absolutisht jemi këtu për të biseduar dhe për t’i ndihmuar e për t’ia bërë gjithçka më të lehtë, sepse në fund ai vetë do të marrë vendimin. Nuk duhet t’ia lëmë fajin askujt për vendimin e tij. U mundoja deri diku që t’i them se sa i rëndësishëm mund të jetë ai për Kosovën apo për Shqipërinë. Dhe nëse e bën njërën nga këto dy zgjedhjeje, do të na bëjë shumë krenarë.

Tags: “ThashëçfarëLorik CanësMeritan Shabanitrrefimishqiperistabilizohem në

TË LIDHURA

Vllaznia, Edi Martini: Fitore e merituar, e dinim se do të vuanim
Sport

Vllaznia, Edi Martini: Fitore e merituar, e dinim se do të vuanim

20:06 | 04/04/2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill
Sport

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

15:01 | 04/04/2026
FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë
Sport

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

12:41 | 04/04/2026
Next Post
“Nuk më lanë të martohem me italian”/Blerta rrëfen arsyen e vrasjes së prindërve

“Nuk më lanë të martohem me italian”/Blerta rrëfen arsyen e vrasjes së prindërve

Vlen 50 milionë euro, por Hysaj paguhet më pak se lojtarët e stolit

Vlen 50 milionë euro, por Hysaj paguhet më pak se lojtarët e stolit

Mbi 30 mijë banda kriminale ‘patrullojnë’ në të gjithë Amerikën

Mbi 30 mijë banda kriminale ‘patrullojnë’ në të gjithë Amerikën







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com