Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Diaspora serbe në SHBA ‘i lutet’ Kongresit të mos copëtojë Kosovën

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Diaspora serbe në SHBA ‘i lutet’  Kongresit të mos copëtojë Kosovën

Organizatorët e krahut të djathtë të diasporës serbo-amerikane dhe klerikët i shkruan një letër Kongresit dhe administratës amerikane kundër çdo shkëmbimi territoresh midis Serbisë dhe Kosovës.

Udhëheqësit e ortodoksëve serb dhe organizatave serbo-amerikane u kanë bërë thirrje anëtarëve të Kongresit dhe administratës amerikane për të mbrojtur të drejtat e serbëve të Kosovës dhe shprehën “kundërshtim të fortë ndaj ndarjes etnike të propozuar të territorit”, raportoi media serbe të hënën.

“[Ne] kundërshtojmë me vendosmëri ndarjen territoriale të propozuar të Kosovës e cila do të rezultojë – si të gjitha ndarjet që janë bërë në histori – në një eksod masiv dhe zhvendosje të brendshme të njerëzve”, tha një letër e botuar në faqen e internetit të Dioqezës Lindore të Kishës Ortodokse Serbe.

Nënshkruesit paralajmëruan gjithashtu se ndarja do të linte kishat, manastiret dhe vendet e shenjta serbe më të rëndësishme “të ekspozuara dhe të pambrojtura, të privuara nga masat ligjore dhe institucionale themelore të shekullit 21”.

Letra u nënshkrua nga presidentët e organizatave të tilla si Këshilli Kombëtar i Mbrojtjes i Serbisë dhe Organizata Ravna Gora e Çetnikëve Serbë.

Nënshkruesit pretendojnë të kenë 771 firma shtesë nga klerikët e Kishës Ortodokse Serbe, liderët lokalë të grupeve të besimtarëve dhe “përfaqësuesit e organizatave kulturore, arsimore dhe kombëtare në të gjithë ShBA-në”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mendohet se po shtyn për një shkëmbim territorial si një mënyrë për të zgjidhur përfundimisht mosmarrëveshjen me Kosovën dhe kështu të vazhdojë me aspiratat e Serbisë për anëtarësim në BE.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kohët e fundit tha se do të ngrejë çështjen e “korrigjimit të kufijve” në negociatat me Serbinë, transmeton kallxo.

Shkëmbimet territoriale midis Kosovës dhe Serbisë nuk janë ngritur zyrtarisht në bisedimet Beograd-Prishtinë në Bruksel, por potencialisht do të kishin të bënin me pjesën veriore, kryesisht serbe të Kosovës dhe disa krahinave me shumicë shqiptare të Serbisë jugore.

Tags: copëtojëdiasporai lutetKongresitKosovënserbeSHBA

TË LIDHURA

Turizmi në Itali në rrezik: SHBA njofton për kërcënim terrorizmi
Bota

Turizmi në Itali në rrezik: SHBA njofton për kërcënim terrorizmi

22:40 | 27/05/2025
Trump pezullon vizat studentore dhe të shkëmbimit, vjen kontrolli përmes rrjeteve sociale
Bota

Trump pezullon vizat studentore dhe të shkëmbimit, vjen kontrolli përmes rrjeteve sociale

22:38 | 27/05/2025
‘Çmendet’ moti: Temperaturat arrijnë nivele të pabesueshme
Bota

‘Çmendet’ moti: Temperaturat arrijnë nivele të pabesueshme

19:28 | 27/05/2025
Next Post
Shqipëri-Izrael/Drejtësinë do ta ndajë një ndër arbitrat më të mirë të UEFA-s

Shqipëri-Izrael/Drejtësinë do ta ndajë një ndër arbitrat më të mirë të UEFA-s

Takimi historik me Trump, Kim Jong-un mbërrin në Singapor

Trump ‘i bie nga Kina’, takon liderin e Koresë së Jugut për t’i dërguar fjalë Koresë së Veriut

Aksion model dhe shënon Doçi, Shqipëria barazon Skocinë (Video)

Aksion model dhe shënon Doçi, Shqipëria barazon Skocinë (Video)

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025




TË FUNDIT

Turizmi në Itali në rrezik: SHBA njofton për kërcënim terrorizmi
Bota

Turizmi në Itali në rrezik: SHBA njofton për kërcënim terrorizmi

by mirseda
22:40 | 27/05/2025
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën administratën Trump, e kanë rritur me një nivel paralajmërimi udhëtimet për...

Trump pezullon vizat studentore dhe të shkëmbimit, vjen kontrolli përmes rrjeteve sociale

Trump pezullon vizat studentore dhe të shkëmbimit, vjen kontrolli përmes rrjeteve sociale

22:38 | 27/05/2025
Marrin zjarr kullotat në Memaliaj/ Ja dyshimet e para

Marrin zjarr kullotat në Memaliaj/ Ja dyshimet e para

22:02 | 27/05/2025
A i njeh PD zgjedhjet? Gazetari: Pa Berishën, PD është e “vdekur”, me të në “koma”

A i njeh PD zgjedhjet? Gazetari: Pa Berishën, PD është e “vdekur”, me të në “koma”

21:53 | 27/05/2025
“Ish-besniku i Enver Hoxhës: Ky njeri ia kaloi edhe diktatorit, e quajta armik!”

“Ish-besniku i Enver Hoxhës: Ky njeri ia kaloi edhe diktatorit, e quajta armik!”

21:47 | 27/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com