Lopetegui vendosi që ai të jetë pjesë e Real Madrid Castllas pasi nuk është gati për ekipin e parë, pavarësisht se në miqësoret e zhvilluara pati një performancë mjaft të mirë. Tek skuadra e dytë Vinicius Junior do të përgatitet për të shpërthyer në të ardhmen, pasi është vetëm 18-vjeç.
Ndërsa këtë javë është zhvilluar edhe derbi i Madridit mes Atletico B dhe Real Madrid B e cila ka përfunduar në barazim 2-2. Vinicius ishte autor i të dy golave për skuadrën e tij dhe gjithashtu u bë pjesë e një episodi të çuditshëm.
Ai ishte i shtrirë në tokë pas një dyluftimi me kundërshtarin e tij dhe lojtari i Atleticos tenton që ta kafshojë në kokë. Ndërkohë akoma edhe më i çuditshëm ka qenë vendimi i arbitri për ti ndëshkuar të dy lojtarët me karton të verdhë.