Një tjetër sasi e konsiderueshme lënde narkotike është kapur në Itali, e ndërsa ngarkesa vinte nga Shqipëria.
Mediat italiane raportojnë se policia ka bërë të mundur sekuestrimin e një skafi, ku në të ndodheshin 550 kg marijuanë.
Në pranga tashmë janë vënë dy poseduesit e saj, një shqiptarë dhe një italian.
Droga e cila është kapur në Brindisi, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
“Policia e Shtetit dhe forcat policore italiane, në veçanti Guardia di Finanza e Pulias, kanë finalizuar një tjetër operacion, duke goditur tentativën për trafik narkotikësh drejt Italisë.
Autoritetet arrestuan 2 trafikantët, një shtetas italian me iniciale W.F., dhe shtetasi shqiptar me iniciale V.B.
Në Brindisi u kap dhe sekuestrua skafi me te cilin u tentua te trafikohej droga, si dhe 550 kg marijuanë”, deklaron policia.