Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e uniformave blu, pasi ka goditur me grushte administratorin e Ujësjellësit në Bashkinë Bulqizë.
Bëhet fjalë për shtetasin Blerim Dauti, banues në Bulqizë, pasi në lagjen ”Minatori”, për shkak të detyrës ka goditur me grushta shtetasin me inicialet N.M, 30 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë administrator i Ujësjellësit, i Bashkisë Bulqizë.
Lidhur me këtë rast, materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.