Elseid Hysaj gjatë merkatos së verës ishte shumë pran largimit nga Napoli në drejtim të Chelseas. Por pas ardhjes së Ancelottit duket se gjithçka ka ndryshuar dhe agjenti i tij, Mario Giufreddi ka konfirmuar se shumë shpejt do të fillojnë bisedimet për rinovimin e kontratës.
Në dy ndeshjet e para me Ancelottin në pankinë Hysaj ka qenë titullar dhe ka zhvilluar ndeshje mjaft të mira si në fazën mbrojtëse dhe atë sulmuese. Agjenti i tij duke parë lirshmërinë që trajneri italian i ka lënë shqiptarit në fushë beson se ky do të jetë viti i tij më i mirë.
“Hysaj? Ai do të jetë më i mirë se gjatë sezoneve të kaluara. Synimi i tij parësor ka qenë në repartin e mbrojtës, por tani ai do të duhet të mendojë edhe për repartin e sulmit për shkak të taktikave të Ancelottit”, ka thënë Giufreddi.
“Në dy ndeshjet e para të Napolit, ai dha një asist dhe për pak sa nuk shënoi një gol. Dështimi i transferimit në Chelsea? Hysaj është i lumtur që ka qëndruar. Ai është shumë i lumtur që do të trajnohet nga Ancelotti, ai është i mençur dhe e di se mund të përmirësohet me të”.
“Gjatë javëve të ardhshme, ne do të diskutojmë me Napolin për një kontratë të re. Kjo gjë është edhe në interesin e klubit. Hysaj ka lindur në vitin 1994 dhe është një ndër më të mirët në Evropë. Kemi biseduar me Napolit edhe më parë në qytetin e Dimaros dhe e kemi lënë që të takohemi përsëri në shtator”.