Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Salvini: Hetimet “medalje nderi”

8 vjet ago
in Të Gjitha
Salvini: Hetimet “medalje nderi”

Matteo Salvini jeton nga provokimet. Por në rastin e anijes “Diciotti”, ministri i Brendshëm i Italisë shkoi shumë larg. Drejtësia po heton tani kundër tij.

Pas dramës për emigrantët që nuk lejoheshin të zbrisnin prej bordit të anijes italiane “Diciotti”, organet e drejtësisë italiane kanë nisur hetimet ndaj ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini. Salvini akuzohet për shpërdorim detyre dhe privim lirie.

Salvini konfirmoi se ndaj tij po hetohet, sepse në mes të muajit gusht ai kishte urdhëruar që njerëzit që shpëtoheshin nga anijet në Detin Mesdhe duhet të lejohen të zbresin nga bordi i anijeve, vetëm pasi shtetet e tjera evropiane të kenë rënë dakord që të pranonojnë disa emigrantë. Pas një sërë ditësh diskutimesh të kota mes vendeve të BE-së, Shqipëria, Irlanda dhe Kisha Katolike në Itali ranë në fundjavë dakord të strehojnë 140 emigrantët e mbetur në anijen “Diciotti”.

Salvini: Hetimet “medalje nderi”

Salvini e kritikoi ashpër hapjen e hetimeve të prokurorisë Agrixhentos kundër tij: “Është e pabesueshme të jetosh në një vend ku dhjetë ditë më parë u rrëzua një urë nën të cilën vdiqën 43 vetë dhe askush nuk po hetohet” tha ai në një miting në Pinzolo, në Italinë e Veriut. “Dhe prokuroria heton kundër një ministri që do të mbrojë kufijtë e vendit të tij. Ky është turp.”

Para turmës që duartrokiste, ai vazhdoi,” Ju keni një qeveri që do t’i mbrojë qytetarët italianë deri në fund.” Ministri i Brendshëm italian i quajti hetimet kundër personit të tij si një “medalje nderi”. Shifra e sondazheve pro Salvinit janë rritur ndjeshëm që kur qeveria e re mori detyrën në qershor.

Falenderim për Irlandën dhe Shqipërinë

Salvini falënderoi qeveritë e Irlandës dhe Shqipërisë për gatishmërinë e tyre për të pranuar një pjesë të emigrantëve. Franca, nga ana tjetër, duhet të ketë turp që nuk pajtohet me shpërndarjen e tyre, tha ai.

Ndërsa Bashkimi Europian bëri thirrje për një zgjidhje afatgjatë për çështjen e migracionit. Komisioneri i Punëve të Brendshme të BE, Dimitris Avramopulos, tha se e përshëndet zgjidhjen që u gjet për emigrantët dhe që ata tani lejohet të zbresin nga bordi i anijes për t’u trajtuar. Kjo u bë e mundur falë solidaritetit përtej kufijve dhe vendeve. “Por ne nuk mund të presim gjithmonë këtë lloj solidariteti të rastësishëm. Ne duhet të ndërmarrim masa strukturore.”

Kërcënime ndaj BE-së

Qëkurse qeveria mes Lega dhe Lëvizjes Pesë Yje erdhën në pushtet tre muaj më parë, Italia po ndjek një kurs të ashpër kundër migracionit dhe bën presion mbi BE. “Kjo qeveri ndjek një politikë rigoroze dhe koherente të migracionit, dhe nuk i lë vetëm njerëzit në gjendje kritike apo rrezik jete,” tha kryeministri Giuseppe Conte në një deklaratë, duke ju referuar vendimit për t’u lejuar refugjatëve të zbrisnin prej bordit të anijes italiane “Diciotti”.

Italia dhe Malta po përpiqen vazhdimisht për të negociuar një zgjidhje me disa nga shtetet e BE-së, si Gjermania apo Franca. Por në rastin e anijes “Diciotti”, frontet mbetën të ngurtësuara.

Ndërkohë qeveria italiane vazhdon t’i hedhë benzinë zjarrit të mosmarrëveshjeve me BE-në për migracionin. Ajo deklaroi se do të ndalë pagimin e kontributeve në arkat e BE-së, nëse shtetet anëtare nuk do ta ndihmojnë për shpërndarjen e refugjatëve në vende të tjera. “Linja e butë nuk funksionon më, tani do të ndjekim linjën e fortë, nuk do të paguajmë fondet në qoftë se ata nuk dëgjojnë”, tha zëvendëskryeministri Luigi Di Maio. Me rreth 20 miliardë euro, Italia është kontribuesja e tretë më e madhe në BE, pas Gjermanisë dhe Francës. (Burimi:DW)

 

Tags: akuzathetimetMatteo Salvini

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Vidhnin në Itali dhe përfundonin në tregun e zi në Shqipëri, banda me bazë në Tiranë

Vidhnin në Itali dhe përfundonin në tregun e zi në Shqipëri, banda me bazë në Tiranë

Pranimi i emigrantëve/Shqipëria fiton zemrën e të huajve, mediat anembanë i bëjnë jehonë lajmit

Pranimi i emigrantëve/Shqipëria fiton zemrën e të huajve, mediat anembanë i bëjnë jehonë lajmit

Kreu i Aleancës për Shqiptarët kërcënohet me jetë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët kërcënohet me jetë







JU REKOMANDOJMË

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026




TË FUNDIT

Lajm i mirë për Kombëtaren, pesë të rrezikuarit ndaj Anglisë dhe Ramadani luajnë pa “peng”
Sport

Lajm i mirë për Kombëtaren, pesë të rrezikuarit ndaj Anglisë dhe Ramadani luajnë pa “peng”

by mirseda
18:41 | 26/03/2026
0

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë në gjysmëfinale të “play off” për Botërorin 2026. Përballë është Polonia,...

Putini: Kriza në Lindjen e Mesme mund të paralizojë ekonominë globale ashtu siç bëri COVID-19

Putini: Kriza në Lindjen e Mesme mund të paralizojë ekonominë globale ashtu siç bëri COVID-19

18:40 | 26/03/2026
Sytë te Asllani, një gol “çel” finalen e play-off

Sytë te Asllani, një gol “çel” finalen e play-off

18:38 | 26/03/2026
Rikthehet “dimri” në pranverë, nesër borë në zonat malore

Rikthehet “dimri” në pranverë, nesër borë në zonat malore

18:36 | 26/03/2026
Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

18:26 | 26/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com