Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Shqiptarët, miqësorë dhe të shoqërueshëm me serbët”

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Shqiptarët, miqësorë dhe të shoqërueshëm me serbët”

Kristina Stankoviç nga Aleksinaci, Marija Ivanoviç nga Çaçaku dhe Tomislav Perushiç nga Subotica të cilët studiojnë gjuhën shqipe në Beograd këtë vit po marrin pjesë në Seminarin e 37-të të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare i cili po mbahet në Prishtinë.

Kristina dhe Marija (20), të cilat kanë përfunduar vitin e parë të studimeve, për herë të parë marrin pjesë në seminar dhe për herë të parë vijnë në Kosovë, ndërsa Tomislavi (28) ka përfunduar vitin e tretë dhe kjo është hera e tretë që merr pjesë në seminar kurse Kosovën e ka vizituar disa herë.

Kristina në një prononcim për Anadolu Agency (AA) thotë se ndjehet mirë në Kosovë dhe se aspak nuk është ashtu siç e kishte paramenduar, pasiqë Kosova paksa më ndryshe paraqitet në Serbi.

“Nuk kam pritur që njerëzit të jenë kaq të mirë dhe miqësorë ndaj serbëve, ndaj nesh që kemi ardhur nga Beogradi”, thotë Kristina Stankoviç.

Ajo tha se ka patur mbështejen e prindërve për të ardhur në Prishtinë, ashtu siç ka mbështetjen e tyre të plotë për të studiuar gjuhën shqipe.

“Prindërit dhe të afërmit e mi e kanë pranuar mirë, pasiqë ne kemi miq shqiptarë dhe e dimë se sa miqësorë janë ata, por për miqtë e mi kjo ishte plotësisht absurde dhe nuk ishin aq të lumtur që zgjodha të studioj pikërisht gjuhën shqipe”, thotë Kristina. Ajo thekson se në Serbi shumë është e vlefshme të dish gjuhën shqipe, kryesisht për shkak të gjendjes aktuale politike, pasiqë nevojiten përkthyes.

Po ashtu edhe kolegia e saj Marija për një javë qëndrimi në Prishtinë është përplot me përshtypje të mira.

“Me të vërtetë e papritur. Si miqësia, si njerëzit, po ashtu edhe komunikimi është diçka e papritur me njerëzit nga Kosova dhe neve nga Serbia. Aspak nuk kam pritur se do të jetë kaq mirë. Pasiqë neve gjërat na servohen krejtësisht ndyshe, unë me të vërtetë jam shumë e befasuar dhe e kënaqur”, tha Marija për AA.

Familja e saj në fillim ishte e shokuar me vendimin e saj për të studiuar gjuhën shqipe, por me shpejtësi kishin vërejtur se kjo është një plus për jetën e saj të mëtejshme.

“Kurse mjedisi këtë e pranoi pak më vonë, por ende janë të shokuar kur u tregoj, posaçërisht pse unë jam nga një qytet i vogël, kjo e bën edhe më të pazakontë ngjarjen. Edhe një vajzë tjetër nga Çaçaku studion gjuhën shqipe dhe kjo për ta është shokuese”, thotë Maria.

Tomislav Perushiç planifikon që pasi të përfundojë studimet në Beograd të vijë për magjistraturë në Prishtinë. Tashmë disa herë ka ardhur në Kosovë, kështu që ka inkurajuar studentët e rinj të vijnë në Prishtinë, jo vetëm me fjalë, por edhe me fotot që ka publikuar në rrjetet sociale.

“Unë për shqiptarët nuk kam ditur thuajse asgjë para se të vija në Kosovë, por nuk kam patur paragjykime. Thjeshtë, nuk kisha kurrfarë informacionesh, kurrfarë njohuri për gjuhën, historinë, kulturën, traditën, ndërsa shumë më interesonte, pasi që janë fqinjët tanë të parë”, tregon Tomislavi.

Siç tregon, ka qenë i befasuar kur për herë të parë ka ardhur në Kosovë, pasi që ka menduar se në Kosovë është kaos, diçka e ngjashme si në Sirinë e sotme, e cila është në luftë, ndërsa ka hasur në një Kosovë të ndërtuar dhe të modernizuar.

“Kisha përshtypje pozitive me njerëzit me të cilët njoftohesha, me të cilët personalisht bisedoja dhe të gjithë gëzoheshin kur u thoja se studioj gjuhën shqipe, pasi që pak kush merret me gjuhën shqipe në botë, dhe posaçërisht në Beograd. Mendoj se ky është një popull dhe një kulturë që është lënë shumë pas dore në Ballkan. Shumëçka dihet për popujt tjerë, kurse për shqiptarët shumë pak”, thotë Tomislavi, të cilit interesi për gjuhën dhe kulturën shqiptare iu ngjall gjatë qëndrimit të tij në SHBA, ku për herë të parë në jetë kishte takuar shqiptarët.

Tomislavi gjatë bisedës tonë kishte veshur fanellën e kombëtares së Kosovës në basketboll, ndërsa mbante orën dhe këllëfin e telefonit celular me flamurin shqiptar. Këto nuk i mban me qëllim për të provokuar, por siç thotë, njerëzit të kuptojnë se shqiptarët ekzitojnë dhe se ata janë edhe në Beograd dhe në Suboticë prej nga vjen ai dhe se janë fqinjë të mirë.

“Unë nuk kam patur asnjë lidhje direkte me luftërat, me konfliktet, isha i vogël. Unë kam përgjegjësinë të mësoj se çfarë ka ndodhur dhe të flas rreth kësaj, por unë nuk dua që barrën e të tjerëve ta kem mbi vete dhe për shkak të disa gjeneratave të vjetra të vuaj”, ka thënë Tomislav.

Ai konsideron se ka ardhur koha që gjërat të ndryshojnë në marrëdhëniet shqiptaro-serbe dhe një rol të veçantë në thyerjen e paragjykimeve mund ta kenë gjeneratat e reja, kryesisht gjenerata e Kristina-s dhe Marija-s.

Gjithashtu edhe Marija konsideron se ajo çfarë ka ndodhur nuk mund të ndryshojë dhe se kjo do të mbetet në histori, por se bota u mbetet të rinjve dhe se të rinjtë serbë dhe shqiptarë mund të jenë fqinjë të mirë, të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të jetojnë në paqe dhe harmoni si dhe të njohin njëri-tejtrin.

Kristina porosit të rinjtë që më shumë t’i përkushtohen kulturës dhe të mësojnë zakonet dhe të mos shohin shumë politikë, ndërsa Tomislav thekson se nëse ai si individ mund të jetojë dhe të miqësohet me shqiptarë, atëherë mundet çdokush.

“Nëse ne mund të qëndrojmë këtu dhe të flasim lirë serbisht, atëherë askush nuk mund të na thotë se kjo nuk lejohet në Prishtinë apo në Kosovë dhe ne jemi vetëm një dëshmi se gjërat nuk qëndrojnë siç flitet dhe se ky vend nuk është i rrezikshëm për serbët, aspak më e rrezikshme për shqiptarët që jetojnë këtu. Edhe njëri edhe tjetri përjetojnë gjendje të njëjtë, ashtu si në Serbi”, përfundon Tomislavi./Anadolu Agency/

Tags: miqësoreserbetshqiptarettë shoqërueshëm

TË LIDHURA

Përfundon verifikimi i 94 kutive të Gramshit dhe Peqinit, 15 fletë votimi kishin vetëm një vulë
Aktualitet

Përfundon verifikimi i 94 kutive të Gramshit dhe Peqinit, 15 fletë votimi kishin vetëm një vulë

17:56 | 17/06/2025
Zjarr në pyllin me pisha në Krastë, shërbimet zjarrfikëse në terren
Aktualitet

Zjarr në pyllin me pisha në Krastë, shërbimet zjarrfikëse në terren

16:58 | 17/06/2025
Ndreca flet pas daljes nga SPAK: Isha si person në dijeni, s’ka lidhje me Veliajn
Aktualitet

Ndreca flet pas daljes nga SPAK: Isha si person në dijeni, s’ka lidhje me Veliajn

16:21 | 17/06/2025
Next Post
A po u tregon më në fund “dhëmbët” Britania oligarkëve rusë?

Manjati rus nxjerr në shitje Chelsean, ja shifra stratosferike që kërkon

Shqipëria, një ndër vendet me të korruptuara në Rajon

Shqipëria, një ndër vendet me të korruptuara në Rajon

Harrojeni plazhin, vranësira dhe rrebeshe shiu

Harrojeni plazhin, vranësira dhe rrebeshe shiu

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

I përfundoi kontrata me skuadrën, mbrojtësi i kombëtares mund të kalojë në SHBA
Sport

I përfundoi kontrata me skuadrën, mbrojtësi i kombëtares mund të kalojë në SHBA

by mirseda
17:59 | 17/06/2025
0

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Enea Mihaj u largua nga Famalicao pas 3 sezonesh. Thashethemet për të ardhmen...

Përfundon verifikimi i 94 kutive të Gramshit dhe Peqinit, 15 fletë votimi kishin vetëm një vulë

Përfundon verifikimi i 94 kutive të Gramshit dhe Peqinit, 15 fletë votimi kishin vetëm një vulë

17:56 | 17/06/2025
E rëndë në Itali/ Djali vr*t nënën me sëpa*ë, arrestohet 21-vjeçari

E rëndë në Itali/ Djali vr*t nënën me sëpa*ë, arrestohet 21-vjeçari

17:40 | 17/06/2025
Veleshnja tha se Stresi nuk ka marrë paratë e BBVK/ Reagon babai: Shpifje dhe trillim

Veleshnja tha se Stresi nuk ka marrë paratë e BBVK/ Reagon babai: Shpifje dhe trillim

17:38 | 17/06/2025
Incident në burg/ Këngëtari i njohur dërgohet me urgjencë në spital

Incident në burg/ Këngëtari i njohur dërgohet me urgjencë në spital

17:06 | 17/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com