Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Rama shtyn ndryshimet në qeveri, planifikon fushatën e Bashkive

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Rama shtyn ndryshimet në qeveri, planifikon fushatën e Bashkive

As gjatë kësaj vjeshte politike, duket se nuk do të ketë ndryshime në qeverinë ‘Rama 2′. Pavarësisht paralajmërimeve të kryeministrit Edi Rama, gjatë mbledhjes së fundit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, në fund të muajit prill 2018, për ndryshimet të mundshme në shtator, pasuar me aludime në rrethet politike dhe mediatike, kabineti qeveritar pritet të ketë të njëjtën përbërje edhe gjatë zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Sipas burimeve të “Shqiptarja.com”,  gjatë mbledhjes dyditore në Vlorë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime kokë më kokë me secilin ministër, për përcaktimin e objektivave për 300-ditëshin e dytë të mandatit si dhe për planin për zgjedhjet lokale. Kjo nënkupton se kryeministri do t’i besojë këtij kabineti qeveritar, me po të njëjtën përbërje ministrash, zbatimin e planit të qeverisjes së vendit edhe për 300 ditët e ardhshme, afat i cili shkon përtej zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Përpos objektivave në lidhje me qeverisjen e vendit, kryeministri Edi Rama u ka besuar ministrave edhe detyra konkrete që kanë të bëjnë me përgatitjet për zgjedhjet lokale, ku që të dy elementet lidhen ngushtë me projektin e bashkëqeverisjes. Diçka e tillë vjen vetëm pak ditë para Asamblesë së Përgjithshme të PS-së më 7 shtator, ku përflitej se Rama do të lajmëronte ndryshimet në qeveri, sjellin në përfundimin logjik që kreu i ekzekutivit ka vendosur që të shtyjë ndryshimet e mundshme në ekipin qeverisës.

Nuk ka logjikë që Rama vetëm pak ditë pasi ka hartuar e diksutuar në detaje strategjinë e një ministrie me kreun e saj aktual ta ndryshojë atë. Gjithsesi kjo nuk do të thotë se kryeministri nuk ka vërejtje për punën e disa ministrave.

Burime nga stafi pranë kryeministrit bënë me dije për “Shqiptarja.com” se Rama mund të ketë shumë arsye për të shkarkuar një ministër, por ka po aq shumë arsye për të mos ta ndryshuar, derisa nuk ka një kandidat potencial në lartësinë e ministrit në detyrë. Po ashtu, gjatë mbledhjes dyditore në Vlorë, kryeministri Rama nuk ka artikuluar asnjë kritikë apo preferencë personale për asnjë prej anëtarëve të kabinetit. Nga ana tjetër, nuk ka të dhëna që ndonjë figurë e Partisë Socialiste të ketë marrë ndonjë sinjal për t’u bërë pjesë e kandidatit qeveritar, çka përjashton mundësinë për ndryshime në qeveri, të paktën deri pas zgjedhjeve lokale.

Dy shtyllat e aksionit

Gjatë mbledhjes dyditore në Vlorë janë përcaktuar dy shtyllat ku socialistët do të vijojnë aksionin e tyre qeverisës. E para lidhet me strategjinë politike të PS-së, për të maksimizuar votat në zgjedhjet e ardhshme lokale, dhe e dyta në ofertën që socialistët pritet t’i ofrojnë opozitës për një bashkëpunim me fokus në realizimin e reformave për të dalë para BE-së me një qëndrim të përbashkët se vendi është gati për hapjen e negociatave.

Për zyrtarizimin e këtyre dy shtyllave, pritet të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste në datën 7 shtator. Gjatë mbledhjes së Asamblesë pritet të identifikohen edhe kryetarët e bashkive, të cilët mund të mos konfirmohen për të garuar për një tjetër mandat.

Veliaj merr pjesë në mbledhje

Mbledhja e qeverisë në Vlorë, më shumë se një mbledhje qeverie pati tiparet e një mbledhjeje të PS-së, ku morën pjesë ministrat, por nuk munguan tre eksponentë shumë të rëndësishëm në PS. Në mbledhjen dyditore të qeverisë në Vlorë ka marrë pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gjithashtu në mbledhje kanë marrë pjesë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Në mbledhje gjithashtu u diskutua për një strategji politike për komunikimin me publikun. Mbledhja u zhvillua nën masa të shumta sigurie. Edhe në baret dhe restorantet pranë rezidencës u vendosën roje të Gardës së Republikës. (Burimi:shqiptarja.com)

 

Tags: mbledhje qeverierama

TË LIDHURA

Përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, flasin të afërmit e autorit 70-vjeçar: Jemi të tronditur!
Aktualitet

Përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, flasin të afërmit e autorit 70-vjeçar: Jemi të tronditur!

21:53 | 30/12/2025
Trup i pajetë në Elbasan/ 66-vjeçari gjendet i djegur në banesë, policia jep detaje
Aktualitet

Trup i pajetë në Elbasan/ 66-vjeçari gjendet i djegur në banesë, policia jep detaje

21:30 | 30/12/2025
Aksident në Korçë/ Niset me urgjencë drejt spitalit një i pl*gosur
Aktualitet

Aksident në Korçë/ Niset me urgjencë drejt spitalit një i pl*gosur

21:02 | 30/12/2025
Next Post
Fotot/Këndon me ish-in, e dashura e Ledri Vulës zhduket nga festa

Fotot/Këndon me ish-in, e dashura e Ledri Vulës zhduket nga festa

Keni plane për të shkuar nesër në plazh? Ja sa do variojnë temperaturat

Keni plane për të shkuar nesër në plazh? Ja sa do variojnë temperaturat

Populizmi: Hija e demokracisë

Populizmi: Hija e demokracisë







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025




TË FUNDIT

Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat janë vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën
Bota

Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat janë vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën

by mirseda
09:05 | 31/12/2025
0

Ndërsa bota përgatitet të festojë hyrjen e vitit 2026, disa vende në Paqësor do të jenë të...

Juela rrëfen tragjedinë familjare: Partneri dhe motra e tij u vranë, “zemra mu copëtua”

Juela rrëfen tragjedinë familjare: Partneri dhe motra e tij u vranë, “zemra mu copëtua”

00:18 | 31/12/2025
“Nuk e kam tradhtuar kurrë”/ Iliri surprizohet në BBV, telefonatë nga bashkëshortja

“Nuk e kam tradhtuar kurrë”/ Iliri surprizohet në BBV, telefonatë nga bashkëshortja

22:39 | 30/12/2025
Holandë/ Arrestohet 29-vjeçari sirian, dyshohet se planifikonte sulm në Europë, lidhje me ISIS

Holandë/ Arrestohet 29-vjeçari sirian, dyshohet se planifikonte sulm në Europë, lidhje me ISIS

22:27 | 30/12/2025
Përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, flasin të afërmit e autorit 70-vjeçar: Jemi të tronditur!

Përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, flasin të afërmit e autorit 70-vjeçar: Jemi të tronditur!

21:53 | 30/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com