Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Opozita përballë “Opozitës”?

7 vjet ago
in Të Gjitha
Opozita përballë “Opozitës”?

Nga: Arel Bekteshi/ Në një shoqëri si kjo e jona, plotësisht e militantizuar si në konceptin “Mikro” (familja) të saj, por gjithashtu dhe sa i përket konceptit “Makro” (institucioneve, mediave), pozicionuar plotësisht një pjesë në “Frontin” e  “së djathtës” e pjesa tjetër në “Frontin” e “së majtës”, e komplikon vërtet shumë njohjen e personaliteteve të demilitantizuar, përfaqësues së shoqërisë sonë.

Madje vështirësia herë pas herë na krijon iluzionin e mos ekzistencës së këtyre personaliteteve. Por fatmirësisht edhe pse në minorancë, “betejat” e vazhdueshme të këtyre përfaqësuesve kundrejt problemeve të përditshme sociale, na mundësojnë njohjen e “një fronti të tretë”, i cili sipas opinionit tim përbën dhe “opozitën” e vërtet të vendit tonë, një term që gjatë dekadave të fundit, klasa jonë politike duket se e ka humbur kuptimin e këtij termi. Nëse humbja e kuptimit të termit “opozitë” ka ardhur si shkak i strategjive të gabuara, ideologjive të vjetërsuara apo mos-interesi i të bërit “opozitë”, kjo është një temë tjetër e cila meriton një hulumtim të veçantë.

“Fronti i tretë”, që siç u cek më lartë ishte jo-lehtësisht i dallueshëm, përbëhet nga figura të ndryshme sic janë ato të shoqërisë “së thjeshtë”, por dhe figura që i përkasin artit, sportit, religjionit, por në raste të veçanta dhe nga figura politike për tema të caktuara, por që pas elaborimit të këtyre temave këto figura rikthehen në njërin nga dy frontet ekzistuese të cilit ato i përkasin.

Një tjetër karakteristik e këtij “Fronti” është zbritja dhe përballja me problemet sociale në terren, ndryshe nga dy “Frontet” e tjere, por më së shumti nga “Fronti Opozitar” i cili duhet të jetë një përfaqësues i zërit të qytetarëve, transmetues i problemeve të tyre, dhe dialogimit në Parlament për rregullimin e këtyre problemeve, në vendin tonë ky “Front” i cili sot kryesisht i përket së djathtës dhe disa partive të tjera të ideologjive të ndryshme, të vetmin terren që njeh janë konferencat për shtyp dhe analizat e problemve sociale nëpërmjet “Facebook”-ut dhe jo në Parlament aty ku në fakt duhet të diskutohen problemet e shoqëris sonë por dhe për faktin pasi është arsyeja për të cilën janë votuar.

Dhe pikërisht ndryshe nga opozita e vërtet sa i përket kuptimit juridik, “opozita” e përbëre nga “Fronti i Tretë” vazhdimisht me nismat e saj, udhëtimet në vendet e  ndryshme dhe njohjen e problemeve nga më komplekset të së shoqërisë sonë, arrijnë të bëj atë që opozita e vërtetë nuk po arrin ta bëj për një kohë të gjatë, madje përveç se na mundëson njohjen me probleme të ndryshme sociale “Fronti i tretë”, merr dhe rolin e “Zgjidhësit” të problemeve, duke i mundësuar qytetarëve të kontribuojnë në rregullim e problemeve të atyre të cilët nuk i posedojnë mundësitë e njëjta ekonomike, dhe pikërisht ky aktivizim i këtij “Fronti” i mundëson që herë pas herë të tejkalojë dhe rolin e qeverisë duke qenë në shumë raste shumë më efektiv edhe se ajo.

Dhe në këte kontekst erdhi dhe debati i fundit mes opozitës së vendit tonë dhe njërit nga personaliteteve të “Frontit të tretë”. Një opozitë e cila sa vjen e më shume i humb vlerat e saj, deri aty sa të de-valorizoj dhe “të vërtetën”, duke e prezantuar këtë të fundit jo si primare, një veçori e cila dallohet lehtësisht gjatë denoncimeve të fundit, të bëra nga përfaqësuesit e saj.

I gjithë ky debat na prezanton një veçori të trashëguar nga sistemi i kaluar, e cila  sa vjen e po bëhet edhe më shumë e dallueshme e cila ka të bëj me imponimin dhe klasifikimin e normativ të një opinioni ku rëndësia e asaj që opinioni përmban nuk varet nga masa e së vërtetës që posedon në vetvete opinioni, analiza ose kritika por me idenë se nëse ky opinion përputhet ose jo, me idetë tona. Kjo na mundëson të kuptojmë që edhe pse në një moment një individ ka zgjedhur me vetëdijen e tij të mos ngjyroset me asnjë ngjyrë të asnjërit prej dy “Fronteve” ajo çfarë ai do shpreh, do kritikojë ose do analizojë, do e klasifikojë atë në njërin nga dy “Frontet”, pasi ajo që shprehet edhe pse në një kontekst larg atij politik ka tendencë për tu instrumentalizuar me një shpejtësi të paimagjinueshme duke të të imponuar vendin në njërin nga dy ”Frontet”. Një shoqëri e tillë imponuese e cila nuk e i mendon si të rëndësishme zgjedhjet personale, apo ato se çfarë një individ ka zgjedhur të jetë, të përfaqësojë ose të mbrojë, iluzion se posedon të drejtën për ti klasifikuar individ të ndryshëm të shoqërisë sonë si “Aleat” ose si “Kundërshtar” të saj.

Tags: frontetkuvendiopozita

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Ish-banorja e “Big Brother” flet pa “doreza”: U habita kur më telefonoi gruaja e Genës, për skenat e nxehta

Ish-banorja e "Big Brother" flet pa "doreza": U habita kur më telefonoi gruaja e Genës, për skenat e nxehta

Mustafaj i jep një “shuplakë” të fortë Thaçit: S’je serioz! Ç’farë qëndrimi do mbash për fatin e Kosovës?

Mustafaj i jep një “shuplakë” të fortë Thaçit: S’je serioz! Ç’farë qëndrimi do mbash për fatin e Kosovës?

“Tregu plot, e xhepat bosh. Kur politika ‘çirret’ për hallin e saj”

"Tregu plot, e xhepat bosh. Kur politika ‘çirret’ për hallin e saj"

JU REKOMANDOJMË

U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

21:00 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025




TË FUNDIT

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?
Showbizz

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

by mirseda
22:57 | 26/07/2025
0

Një trend i ri në TikTok po sfidon gravitetin: përdoruesit qëndrojnë mbi pirgje sendesh të çuditshme, nga...

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025
“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

22:36 | 26/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

21:38 | 26/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com