Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Adriatik Llalla në ruajtje nga Garda deri në 2020

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Adriatik Llalla në ruajtje nga Garda deri në 2020

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk do t’i humbasë disa privilegje shtetërore pavarësisht largimit nga drejtësia, ‘arratisjes’ për t’i shpëtuar një arrestimi të mundshëm, hetimit për pastrim parash dhe konfiskimit të pasurisë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Garda e Republikës, përmes një vendimi të posaçëm qeverie, është ngarkuar për të marrë nën ruajtje ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla deri në dhjetor të vitit 2019, dy vjet pas mbarimit të mandatit. Në shtator të vitit 2007, Këshilli i Ministrave vendosi të përfshijë Prokurorin e Përgjithshëm në listën e personaliteteve të larta shtetërore që duhet të ruhen dhe mbrohen pas lirimit nga detyra, ndonëse në rastin konkret, Garda e Republikës e ka të vështirë të zbatojë vendimin, pasi ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla nuk dihet vendndodhja, për shkak të një llogarie të hapur me drejtësinë. Vendim nr. 592, datë 5.9.2007 mban firmën e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili përpos kryeprokurorit, parashikon edhe ruajtjen e ministrit të Brendshëm pas lirimit nga detyra.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2 të nenit 5 të ligjit nr. 8869, datë 22.5.2003 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi:

  1. Garda e Republikës së Shqipërisë do të ruajë dhe mbrojë pas lirimit nga funksioni, edhe këto personalitete të larta shtetërore: Prokurorin e Përgjithshëm; Ministrin e Brendshëm”, thuhet në vendimin e vitit 2007. Ndërkaq, në maj të vitit 2017, Këshilli i Ministrave ka vendosur që afati i ruajtjes së kryeprokurorit dhe ministrit të Brendshëm pas mbarimit të mandatit është dy vjet. Vendimi mban firmën e ish-zëvendëskryeministrit, Niko Peleshi. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr. 8869, datë 22.5.2003, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Pika 2 e vendimit nr. 592, datë 5.9.2007, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë:

“2. Personalitetet e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, ruhen dhe mbrohen me oficer e nënoficer shoqërues edhe 2 (dy) vjet pas lirimit nga funksioni”, thuhet në vendim.

Personalitetet e tjera

Ligji për Gardën e Republikës parashikon që presidenti, kryetari i Kuvendit dhe kryeministri ruhen dhe mbrohen edhe 3 vjet pas lirimit të tyre nga funksioni. Ndërkaq, gjatë ushtrimit të detyrë Garda e Republikës ruan dhe mbron presidentin, kryetarin e Kuvendit, kryeministrin, si dhe familjet e tyre. Garda ruan dhe mbron personalitetet e huaja, të të njëjtit nivel me personalitetet shqiptare, që vijnë në vendin tonë, si dhe personalitete të tjera të huaja, për të cilët ministri i Brendshëm e vlerëson të nevojshme ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre. Gjithashtu, garda mbron personalitetet shtetërore vendase, të cilat përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Garda ruan edhe rezidencat presidenciale, selinë dhe zyrat e Kuvendit të Shqipërisë, selinë e Këshillit të Ministrave dhe mjediset ku vendosen personalitetet e huaja. Gjithashtu ruan edhe banesat e personaliteteve të larta shtetërore dhe seli të tjera shtetërore.

Personalitetet që ruhen dhe mbrohen nga Garda gjatë detyrës

Presidentin e Republikës

Kryetarin e Kuvendit

Kryeministrin dhe familjet e tyre

Personalitetet e huaja, që vijnë në vendin tonë

Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese

Zëvendëskryetarët e Kuvendit,

Anëtarët e Këshillit të Ministrave

Kryetarin e Gjykatës së Lartë

Prokurorin e Përgjithshëm

Kryetarin e SHISH-it

Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit

Guvernatorin e Bankës së Shtetit

Avokatin e Popullit

Kryetarin e KQZ-së

Kryetarin e partisë më të madhe të maxhorancës parlamentare

Kryetarin e partisë më të madhe të opozitës parlamentare

Kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Personalitetet që ruhen nga Garda edhe pas mbarimit të mandatit

Presidenti

Kryetari i Kuvendit

Kryeministri

Kryeprokurori

Ministri i Brendshëm

Plani për rritjen e masave të sigurisë për zyrtarët në 2018

Gjatë vitit 2018 është planifikuar edhe miratimi i një projektligji dhe 8 projektvendimeve, që synojnë rritjen e masave të sigurisë për personalitetet e larta shtetërore, por edhe zgjerimin e listës me funksionarët e lartë që do të merren nën ruajtje. Njëri nga projektvendimet parashikon ngritjen e një instituti të posaçëm, i cili do të merret vetëm me formimin dhe kualifikimin e shërbimit të sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore. Ky projektvendim synon përgatitjen profesionale dhe fizike të punonjësve të këtij shërbimi, që do t’u besohet jeta e shtetarëve tanë.

Po ashtu, është planifikuar miratimi i një tjetër projektvendimi për përcaktimin e personaliteteve të tjera që do të mbrohen nga shërbimi i sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore.

Në listën e personaliteteve që do të ruhen, do të përfshihen edhe krerët e organeve të reja të drejtësisë si kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit, kreu i Prokurorisë së Posaçme etj. Në këtë kuadër, do të shtohen edhe objektet dhe rezidencat që do të sigurohen nga shërbimi i sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore. Një tjetër projektvendim do të përcaktojë armatimin dhe mjetet teknike të posaçme për punonjësit që do të kujdesen për sigurinë e personaliteteve të larta shtetërore.

Armët dhe mjetet do të jenë si ata të shërbimeve të vendeve homologe, që do të thotë ndryshim i armëve dhe mjeteve aktuale. Një tjetër projektvendim do të përcaktojë automjetet e posaçme për transportin e personaliteteve të larta shtetërore. Ky projektvendim synon standardizimin e automjeteve të posaçme për transportin e zyrtarëve të lartë. Referuar vendimit të qeverisë, një tjetër projektvendim do të miratohet për përcaktimin e simboleve, emblemave të personelit të shërbimit të sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore. Sipas dokumentit, të gjitha këto vendime do të miratohet brenda vitit 2018. (Burimi:shqiptarja.com)

Tags: Adriatik Llallagardane ruajtje

TË LIDHURA

Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona që nga viti 2021
Ekonomi

Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona që nga viti 2021

08:40 | 02/08/2025
Sarandë, mjeti përplaset me shtyllën elektrike, shoferi rezulton në gjendje të dehur
Aktualitet

Sarandë, mjeti përplaset me shtyllën elektrike, shoferi rezulton në gjendje të dehur

08:34 | 02/08/2025
Vrasje në Itali: Nëna dhe partnerja akuzohen për copëtimin e 35-vjeçarit pas një grindjeje për darkën
Aktualitet

Vrasje në Itali: Nëna dhe partnerja akuzohen për copëtimin e 35-vjeçarit pas një grindjeje për darkën

20:00 | 01/08/2025
Next Post
Lushnje/ I presin dritat, rikthehet energjia në banesën e vajzës me astmë

Lushnje/ I presin dritat, rikthehet energjia në banesën e vajzës me astmë

Zbulohen shënimet e Dritëroit mes viteve ’88-’90: “Unë jam pa perëndi. E kam gjoksin e zbrazur”

Zbulohen shënimet e Dritëroit mes viteve ’88-’90: "Unë jam pa perëndi. E kam gjoksin e zbrazur"

Video/I riu vjedh arkën e xhamisë për Bajram, imami nxjerr pamjet

Video/I riu vjedh arkën e xhamisë për Bajram, imami nxjerr pamjet

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

Shik, agjenti del hapur: Patrik po kërkon kuqezinjtë
Sport

Shik, agjenti del hapur: Patrik po kërkon kuqezinjtë

by mirseda
08:46 | 02/08/2025
0

Milani vijon kërkimin për një sulmues që të shoqërojë Santi Gimenezin në repartin ofensiv, ndërsa në pritje...

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

08:43 | 02/08/2025
Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona që nga viti 2021

Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona që nga viti 2021

08:40 | 02/08/2025
Mali i Zi, përplasje e ashpër mes presidentit Milatoviq dhe zv/kryeministrit Gjeloshaj

Mali i Zi, përplasje e ashpër mes presidentit Milatoviq dhe zv/kryeministrit Gjeloshaj

08:38 | 02/08/2025
Sarandë, mjeti përplaset me shtyllën elektrike, shoferi rezulton në gjendje të dehur

Sarandë, mjeti përplaset me shtyllën elektrike, shoferi rezulton në gjendje të dehur

08:34 | 02/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com