Një 17-vjeçare është marrë në mbrojtje nga ana e policisë së Durrësit, pasi bashkëjetuesi i mamasë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
Adoleshentja nuk e ka duruar më këtë situatë, dhe i është drejtuar uniformave blu për ndihmë, pasi 36-vjeçari ushtronte dhunë mbi të.
Njoftimi i policisë
“Më datë 19.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen me inicialet A. S, 17 vjeçe, banuese në Durrës, pasi bashkëjetuesi i mamasë, shtetasi E.R., 36-vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.