Nuk ka të ndalur sherri mes Kozeta Kurtit dhe këngëtares Ronela Hajati. Kjo e fundit, në një intervistë të dhënë, është treguar shpërfillëse ndaj moderatores. Por edhe Kozeta nuk e la me kaq, duke ia kthyer me të njëjtën monedhë.
“Kush është dhe pse jeton? Njerëzit që nuk marrin frymë nuk i ndjek”, u shpreh Ronela në një intervistë për ‘Edicioni Veror’, kur u pyet për Kozetën.
https://tiranatoday.com/videoronela-hajati-ia-pret-shkurt-kozeta-kurtit-njerezit-qe-nuk-marrin-fryme-nuk-i-ndjek/
Ky reagim sigurisht që i ka prekur egon Kozetës, aq sa e ka ndjerë të nevojshme t’ia kthente me anë të një statusi në rrjetet sociale.
Debati i nxehtë nisi pasi Ronela shprehu hapur pakënaqësinë me jurinë përzgjedhëse të fituesit që përfaqëson Shqipërinë në ‘Eurovision’, dhe Kozeta Kurti si zëdhënëse e ‘Festivalit të Këngës’ , reagoi duke i treguar këngëtares se duhet të mësonte të fliste në television, përpara se të merrte përsipër të japte gjykime.