Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Gjyqësori kosovar në tabelë qitjeje, presion politik dhe kritika

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Vettingu/ ja kur mbërrijnë në Tiranë tetë vëzhguesit e OMN-së

Raportet e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare thonë se në sistemin e drejtësisë në Kosovë politika ka ndikim të madh dhe shumë raste të cilat kanë qenë në proces mund të jenë pushuar për shkak të ndikimeve apo presionit.

Javën që lam pas, siç u tha, prokurori nga Prokuroria Speciale e Kosovës Elez Blakaj dha dorëheqje pasi kishte presione të ndryshme, duke hetuar rastet të ndjeshme si ai për manipulimet me lista të veteranëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës [UÇK].

Zyrtarët në sistemin prokurorial nuk e pranojnë direkt se kanë presione nga persona me ndikim, por thonë se gjatë punës së tyre, nuk përjashtohen rastet e kërcënimeve.

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, tha se institucioni i Prokurorit është tërësisht i pavarur dhe i paanshëm në kryerjen e detyrave të veta.

Kurse, prokurori Sylë Hoxha, i ngarkuar për komunikim me mediat nga Prokuroria Speciale e Kosovës, tha se cdo herë që ka kërcenime prokurorët duhet të kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje.

“Për shkak të natyrës së punës që bëhet nga prokurorët, sidomos nga Prokuroria Speciale, mund të ketë raste të këtilla, por ne si prokurorë çdo herë kur hasim në ato raste, e kemi atë mekanizmin tonë që t’i njoftojmë eprorët tanë e përmes eprorëve edhe Policinë e Kosovës, do të thotë mos t’i lëmë në heshtje ato raste se nuk është se jemi duke punuar diçka privat këtu, por ne jemi në zbatim të ligjit dhe kërkojmë mbrojtje që të jemi të pavarur në punën tonë”, tha Hoxha.

Hoxha tha se prokurorët në sistemin e drejtësisë në Kosovë, kanë nevojë për një mbështetje të vazhdueshme institucionale në punën e tyre që bëjnë. Prokurori Hoxha tha se kërcënimet apo pengimet në punë për prokurorët mund të jenë të ndryshme.

“Rastet mund të jenë të natyrave të ndryshme edhe prej njerëzve që janë me ndikim, që janë në politikë, por edhe prej njerëzve të tjerë që janë të krimit të organizuar, grupe të ndryshme të grupeve të interesit. Për fat të keq gjatë punës, gjatë përditshmërisë ndodhin”, tha Hoxha.

Mosraportimi i kërcënimeve nga politika

Ehat Miftaraj, njohës i sistemit të drejtësisë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se nga kontaktet e vazhdueshme me gjyqtarë, prokurorë dhe policë hetues, lidhur me punën e tyre që bëjnë, kryesisht me rastet e nivelit të lartë hasin në vështirësi brenda sistemit për t’i ushtruar kompetencat e përgjegjësitë e tyre në bazë të ligjit.

“Mund të themi se fatkeqësisht në sistemin e drejtësisë së Kosovës është ndërtuar një klimë jashtëzakonisht e pafavorshme e cila nuk ofron siguri të mjaftueshme për gjyqtarë, prokurorë, por edhe policë që t’i kryejnë obligimet e tyre në bazë të ligjit”, tha Miftaraj.

Miftaraj shpreh mendimin se kërcënimet nga politika, dhe mosraportimi i korrupsionit nga vet brenda sistemit të drejtësisë është një brengë jo vetëm në Kosovë, por edhe në vendet e tjera në rajon dhe më gjerë.

“Në rastin e Kosovës, me vet faktin se kemi një numër jashtëzakonisht të madh të rasteve të korrupsionit të brendshme të cilat publikohen në media e të cilat pastaj trajtohen nga prokurorët e caktuar apo nga policët e të njëjtat raste humbin nga sytë publikut e mbyllen. Kjo dëshmon se nuk ka në radhë të parë vullnet politik brenda vet sistemit gjyqësor e prokurorial për t’i trajtuar këto raste. Në anën tjetër, nuk ka siguri e hapësirë të mjaftueshme për gjyqtarë e prokurorë të cilët me të vërtetë janë të ndershëm që t’i kryejnë obligimet e tyre në bazë të ligjit në mënyrë të pavarur”, tha Miftaraj.

Autoritetet vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë kanë reaguar pas dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj i cili ka qenë duke hetuar disa raste të mëdha.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Greg Delawie ka thënë se prokurori special, Elez Blakaj, kishte kërcënime për shkak të punës së tij.

“Kosova duhet të dëshmojë përkushtimin e saj për sundim të ligjit”, ka thënë pos tjerash Delawie pas dorëheqjes së prokurorit Blakaj./REL/

Tags: gjyqesorikosovarkritikanë tabelëpolitikpresionqitjeje

TË LIDHURA

Ngjarja në Shkodër, gjendet një makinë e djegur, dyshohet e autorëve
Aktualitet

Ngjarja në Shkodër, gjendet një makinë e djegur, dyshohet e autorëve

12:50 | 28/10/2025
Punonjësi i Tatimeve tentoi të ndizte makinën kur ndodhi shpërthimi , zbardhet ngjarja  në Shkodër
Aktualitet

Punonjësi i Tatimeve tentoi të ndizte makinën kur ndodhi shpërthimi , zbardhet ngjarja në Shkodër

12:31 | 28/10/2025
Të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje në Kukës, SPAK dërgon për gjykim 2 persona
Aktualitet

Të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje në Kukës, SPAK dërgon për gjykim 2 persona

12:21 | 28/10/2025
Next Post
Rrezikohen bankomatet në gjithë botën, FBI paralajmëron për sulme kibernetike

Rrezikohen bankomatet në gjithë botën, FBI paralajmëron për sulme kibernetike

Kujdes, dieta me pak karbohidrate ju shkurton jetën

Kujdes, dieta me pak karbohidrate ju shkurton jetën

KLGJ dhe KLP/Spaho letër Kuvendit: Kandidatët që nuk plotësojnë kushtet

“Është zhdukur mr. Toyota Yaris”/Spaho: Pse ka kyçur gojën Balla







JU REKOMANDOJMË

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Ngjarja në Shkodër, gjendet një makinë e djegur, dyshohet e autorëve
Aktualitet

Ngjarja në Shkodër, gjendet një makinë e djegur, dyshohet e autorëve

by mirseda
12:50 | 28/10/2025
0

Një makinë e djegur është gjetur ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se makina e djegur është...

Punonjësi i Tatimeve tentoi të ndizte makinën kur ndodhi shpërthimi , zbardhet ngjarja  në Shkodër

Punonjësi i Tatimeve tentoi të ndizte makinën kur ndodhi shpërthimi , zbardhet ngjarja në Shkodër

12:31 | 28/10/2025
Anulimi i negociatave tregtare , kryeministri i Kanadasë: Trump po vepron emocionalisht

Anulimi i negociatave tregtare , kryeministri i Kanadasë: Trump po vepron emocionalisht

12:27 | 28/10/2025
Të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje në Kukës, SPAK dërgon për gjykim 2 persona

Të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje në Kukës, SPAK dërgon për gjykim 2 persona

12:21 | 28/10/2025
Atentati me tritol në Shkodër/ Shpërthen makina sapo ndizet, plagoset 38-vjeçari,punonjës i Tatimeve

Atentati me tritol në Shkodër/ Shpërthen makina sapo ndizet, plagoset 38-vjeçari,punonjës i Tatimeve

12:19 | 28/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com